Me ftesë të Komisionit për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat, Enti Shtetëror i Revizionit mori pjesë në diskutimin publik të dedikuar për „Implementimin e Konventës së Stambollit, me fokus në shërbimet e specializuara për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës familjare’’.
Në ngjarjen që e hapi kryetarja e Komisionit, Zhaklina Peshevska, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të shumta, ndër të cilët edhe presidentja e shtetit, prof. dr. Gordana Siljanovska-Davkova, nënkryetarja e Kuvendit dhe zëvendësministri i politikës sociale.
Nga ana e ESHR-së, fjalim mbajti Katerina Çaloska-Aleksovska, ndihmëse e Kryerevizorit shtetëror, e cila prezantoi gjetjet kryesore nga Raporti përfundimtar i revizionit të suksesit për zbatimin e Konventës së Stambollit, me theks të shërbimeve të specializuara për gratë viktima.
Revizioni, i cili përfshiu periudhën 2018–2023, tregoi se implementimi është pjesërisht: nga 52 aktivitetet e parashikuara me Planin e Veprimit, janë realizuar 22, 20 nuk janë realizuar, ndërsa 10 janë realizuar pjesërisht.
Mungesa e strehimoreve, këshillimorëve, shërbimeve të specializuara dhe sistemit të integruar për shkëmbimin e të dhënave, si dhe planifikimi i pamjaftueshëm i mjeteve financiare, e kufizon qasjen e grave në mbështetje në kohë dhe cilësor.
Në diskutim u theksua se është i nevojshëm qasje institucionale më e harmonizuar, monitorim i rregullt dhe financim i qëndrueshëm për të siguruar shërbime efektive për viktimat e dhunës.
Enti Shtetëror i Revizionit do të vazhdojë të monitoroj zbatimin e rekomandimeve të saj dhe të kontribuojë në krijimin e sistemit që siguron siguri, dinjitet dhe mbrojtje për çdo grua.