dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Janë konstatuar parregullsi në punën e ISHP Spitali i Përgjithshëm Prilep dhe mjete të shpenzuara në mënyrë të paligjshme

18.11.2025

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                                

 - Njoftim për mediumet-              

Shkup, 18.11.2025

 

Janë konstatuar parregullsi në punën e ISHP Spitali i Përgjithshëm Prilep dhe mjete të shpenzuara në mënyrë të paligjshme

Me revizionin për vitin 2024 është konstatuar se ISHP Spitali i Përgjithshëm Prilep ka shpenzuar mjete pa respektuar rregullativën ligjore përkatëse, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me zbatimin e prokurimeve publike dhe menaxhimin me mjetet e gatshme,gjegjësisht parregullsi në punën e arkës

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Institucionit Shëndetësor Publik Spitali i Përgjithshëm Prilep për vitin 2024, me ç’rast janë shprehur mendime të pafavorshme në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare, si dhe për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore.

Janë konstatuar disa parregullsi dhe dobësi në punën e Spitalit. Një pjesë e madhe e obligimeve janë evidentuar dhe paguar me vonesë, në mënyrë selektive dhe pa zbatuar kontrolla, ndërsa ndaj furnizuesve individualë janë bërë pagesa paraprake pa fatura të bashkangjitura në shumën mbi 8.000 mijë denarë. Janë marrë përsipër obligime për furnizim me mallra dhe shërbime në shumën prej 15.700 mijë denarë pa procedurë për prokurim publik, ndërsa në një pjesë të procedurave të zbatuara konstatuam zbatim joadekuat të Ligjit për prokurime publike.  

Është blerë pajisje mjekësore në shumën prej 26.900 mijë denarë pa nevojë të përcaktuar, ku një pjesë e pajisjeve për analiza biokimike, me vlerë 14.000 mijë denarë, nuk është vendosur në përdorim, edhe pse punonjësit kanë sugjeruar se nuk është e nevojshme.

 

slika

 

 

 

 

 

 

 

 

Me revizionin janë konstatuar një numër i madh parregullsish në menaxhimin e arkës së Spitalit. Nuk janë lëshuar fatura fiskale për shërbime shëndetësore në shumën prej 4.400 mijë denarë, ndërsa 5.500 mijë denarë të pranuara në para të gatshme nuk janë arkëtuar në llogarinë e Spitalit, por janë paguar drejtpërdrejt përmes arkës, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për shërbimet paguese dhe sistemet e pagesave. Fondet e parave të gatshme u përdorën për pagesa ndaj individëve pa kontrata pune (4,46 milion denarë), për karburant pa dëshmi për mjetet e përdorura (449 mijë denarë), si dhe për përfaqësim dhe shpenzime të tjera pa dokumentacion mbështetës (597 mijë denarë). Edhe pse me vendim të Këshillit Drejtues është konstatuar maksimumi i arkës prej 60 mijë denarë, i njëjti nuk është respektuar, ku në periudha të caktuara në arkë ka pasur deri në 2,3 milion denarë të arkëtuara nga participimi.

 

grafikon

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deri në fund të vitit 2024, institucioni ka kërkesa për pagesë në shumën prej 20,4 milion denarë, të cilat janë më të vjetra se tre vjet, dhe për të cilat nuk janë ndërmarrë masa për arkëtim. Mandej, afërsisht 29% e këtyre kërkesave evidentohen në mënyrë kumulative, pa specifikuar një debitor specifik (person juridik ose fizik), gjë që krijon pasiguri në lidhje me arkëtimin e tyre reale.  

Gjatë vitit 2024, në Spital janë angazhuar 131 persona me kontrata pune të përkohshme me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Financave, për të cilët janë paguar 41,9 milion denarë. Në shumicën e kontratave nuk është përcaktuar një shumë konkrete e kompensimit, ndërsa pagesat janë realizuar në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për aktivitetin shëndetësor, e cila duhet të aplikohet vetëm për pesonat me marrëdhënie pune të rregullt. Kjo tregon për mos harmonizim me rregullativën ligjore dhe krijon mundësi për shfrytëzim jo racional të mjeteve publike.  

Spitali në vitin 2024 ka paguar 3,1 milion denarë për kujdestari të stafit jomjekësorë, ndërsa për pagesat prej 1,8 milion denarë për orë shtesë nuk është respektuar procedura ligjore.  Për më tepër, dosjet personale të 34 mjekëve nuk përmbajnë licenca të vlefshme, të cilat sipas sistematizimit janë parakusht për ushtrimin e rregullt të shërbimeve shëndetësore.

Për një pjesë të shpenzimeve në shumën prej 730 mijë denarë ë bëra në bazë të transportit të pacientëve të spitalit në institucione të tjera shëndetësore në vend, nuk është përgatitur dhe dorëzuar dokumentacioni mbështetës përkatës.

Në vitin 2024, Spitali ka faturuar 67 persona juridikë në bazë të qiradhënies së hapësirës, në shumën totale prej 6,74 milion denarë, me ç’rast nuk është deklaruar dhe paguar detyrim për TVSH në shumën prej 1.21 milion denarësh, për shkak se Spitali nuk ka respektuar detyrimin ligjor për t’u regjistruar për detyrimin ndaj TVSH-së, dmth. për të marrë vendim si tatimpagues për TVSH.

Gjithashtu është konstatuar se evidenca kontabël dhe ajo materiale e mjeteve nuk janë të përputhura, dhe nuk është kryer inventar i plotë i mjeteve, detyrimeve dhe kërkesave për pagesë, që vështirëson verifikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së të dhënave financiare. Për më tepër, nuk është vendosur evidencë e detajuar e shpenzimit të materialeve për çdo pacient, pasi shpenzimi i stokut regjistrohet plotësisht në momentin e dhënies nga magazina drejt vendeve të njësive konsumues/organizative, pa kontroll mbi konsumimin real.

Për të gjitha parregullsitë dhe dobësitë e identifikuara, Enti Shtetëror i Revizionit ka dhënë rekomandime konkrete për personat dhe organet përgjegjëse për eliminimin e tyre dhe për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe material të Spitalit.

E konsiderojmë të nevojshme të theksojmë se për parregullsitë e konstatuara, përdorimin e paligjshëm të mjeteve dhe dyshimin për veprimtari të paligjshme të subjektit lënd të revizionit, janë njoftuar organet kompetente, të cilat më 22.10.2025 lëshuan një komunikatë ku informuan se Prokuroria Themelore Publike – Prilep ka hapur hetim kundër 32 personave fizikë dhe juridikë për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në procedurat e prokurimeve publike dhe përdorimin e mjeteve publike në Spitalin e Përgjithshëm “Borka Taleski”.

Hetimi është rezultat i gjetjeve të konstatuara në raportin e revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit, i cili evidentoi parregullsi dhe dyshime për keqpërdorime që më vonë u bënë lëndë e hetimit  penal.

https://jorm.gov.mk/istraga-protiv-32-fizichki-i-pravni-licza-za-zloupotrebi-pri-javni-nabavki-vo-prilepskata-bolnicza/

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203

[email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]