dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Pjesëmarrje në konferencë me temë ,,Sistemi për menaxhimin me cilësinë e revizionit’’ në Sarajevë

10.10.2025

Në periudhën nga 07 deri më 09 tetor 2025 në Sarajevë, Republika e Bosnjë-Hercegovinës, u mbajt konferenca me temë ,,Sistemi për menaxhimin me cilësinë e revizionit’’, organizuar nga Rrjeti i Institucioneve Supreme të Revizionit – shtetet kandidate dhe potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Institucioni Suprem i Revizionit i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe me mbështetje nga OECD/SIGMA.

Me ftesë të tyre, në konferencë morën pjesë përfaqësues nga rrjeti i institucioneve supreme të revizionit – shtetet kandidate dhe potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndër të cilët edhe përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit, të udhëhequr nga mr. Maksim Acevski – Kryerevizor shtetëror.

Përveç përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Revizionit, në konferencë morën pjesë 48 pjesëmarrës nga 13 shtete, ECA dhe SIGMA.

Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave midis institucioneve supreme të revizionit për ISSAI 140 të reviduar -  Menaxhimi me cilësi për institucionet supreme të revizionit, me të cilin futet kornizë e re e ndryshimit për menaxhimin me cilësinë, që nxit dhe jep udhëzime për kalimin nga modeli tradicional i kontrollit dhe sigurimit të cilësisë drejt krijimit të sistemit gjithëpërfshirës të kontrollit të cilësisë të bazuar në rreziqe. 

Në konferencën e organizuar në formë panel diskutimi, në të cilën si panelist mori pjesë Kryerevizori shtetëror, z. Maksim Acevski, u shkëmbyen përvoja, praktikat më të mira dhe sfidat me të cilat përballen institucionet supreme të revizionit në sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së revizionit. Gjithashtu, u theksua nevoja për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet institucioneve supreme të revizionit, për gjetjen e qasjejes praktike në zbatimin e standardit të reviduar, nëpërmjet zbatimit të mjeteve bashkëkohore për menaxhimin me cilësinë e revizionit dhe krijimit të kornizës që i përgjigjet secilit shtet individualisht.