Më 16.09.2025, Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e konfirmuan përkushtimin e tyre për transparencë dhe integritet në procesin zgjedhor nëpërmjet nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim.
Me këtë dokument forcohet bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë dhe sigurohet mbështetje në:
🔹monitorimin dhe kontrollin e financimit të fushatës zgjedhore,
🔹shkëmbimi i informacioni dhe veprimi në kohë gjatë konstatimit të parregullsive,
🔹aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e respektimit të rregullativës zgjedhore.
Rëndësi e veçantë i kushtohet transparencës - përmes shkëmbimit të rregullt të raporteve financiare dhe bashkëpunimit në procedurat me interes të ndërsjellë, si dhe inicimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të tre institucionet dërgojnë një mesazh të qartë: garanci për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike dhe përforcim të besimit të qytetarëve në institucionet.