ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -
Shkup, 27.08.2025
Vonesa e procedurës për miratimin e Ligjit për veprim klimatik, e cila zgjat më shumë se 5 vite, ka ndikim negativ në sistemin institucional, koordinimin dhe komunikimin midis institucioneve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike
Organe kompetente në shtet duhet të marrin masa dhe aktivitete shtesë për të ballafaquar ndryshimet klimatike, për shkak se, ndër të tjera, mungon një strukturim i qartë institucional, koordinim dhe komunikim midis palëve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike, dhe Plani Kombëtar për përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike nuk është miratuar.
Kryesimi i ISR-së së Brazilit me Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Revizorit (INTOSAI), në partneritet me Grupin e Punës për revizionin e mjedisit jetësor të INTOSAI - WGEA, ka krijuar projekt inovativ, Climate Scanner (Skaneri i Klimës), i cili ka për qëllim të zhvillojë mjet të vlerësimit të shpejtë të dizajnuar për të vlerësuar veprimin e qeverive nacionale mbi ndryshimet klimatike.
Enti Shtetëror i Revizionit iu bashkua 141 Institucioneve Suprem të Revizionit (ISR-ve) nga e gjithë bota dhe iu përgjigj detyrës së Skanerit të Klimës, me çka rezultatet u përpunuan dhe u prezantuan në Konferencën Botërore të Klimës COP29 që u mbajt në Baku, Azerbajxhan, në të cilën morën pjesë shefat e shteteve dhe qeverive nga 200 vendet, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vlerësimi i Skanerit të Klimës për Republikën e Maqedonisë së Veriut
Të dhënat e Skanerit të Klimës ishin bazë për revizionin shtetëror të kryen revizionin e suksesit me temë "Gatishmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t'u përballur me ndryshimet klimatike" me qëllim që t'i përgjigjet pyetjes: "A ka vendosur Qeveria mekanizma, sisteme dhe politika për t'u përballur me ndryshimet klimatike?"
Me fushëveprimin dhe dëshmitë e siguruara, revizorët fituan bindje të arsyeshme se në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë përmbushur parakushtet themelore dhe është arritur progresi i caktuar në hartimin e politikave, por nevojiten masa dhe aktivitete shtesë për të vendosur mekanizma dhe sisteme për t'u përballur me ndryshimet klimatike.
Me revizionin e suksesit, kemi mbuluar periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, duke përfshirë periudhën para dhe pas përfundimit të revizionit, deri në datën e përgatitjes së këtij raporti.
Aktivitetet e revizorit u përqendruan në tri fusha dhe atë:
- menaxhimi i ndryshimeve klimatike;
- politikat publike të ndryshimeve klimatike dhe
- financimi i ndryshimeve klimatike.
Sa i përket menaxhimit të ndryshimeve klimatike, legjislacioni ekzistues në fushën e mjedisit jetësor, megjithëse rregullon çështje të caktuara që lidhen me ndryshimet klimatike, ato nuk janë të mjaftueshme për të vendosur sistem me të cilin shteti do t'i menaxhojë ndryshimet klimatike. Duke vonuar procedurën për miratimin e Ligjit për veprimin klimatik, e cila zgjat për më shumë se 5 vjet, shteti nuk ka vendosur sistem institucional, koordinim dhe komunikim midis institucioneve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike.
Pavarësisht përfshirjes së një numri të madh institucionesh, personash juridikë dhe palëve të interesuara në propozim-versionin e Ligjit për veprim klimatik, mungon përfshirja e pushtetit lokal, që është bartës i politikave në nivel lokal dhe në të njëjtën kohë i zbaton politikat në nivel qendror.
Për shkak të kapaciteteve të dobëta administrative, nuk është siguruar baza e vetme e të dhënave e nevojshme për hartimin dhe përditësimin e Inventarit Nacional të Gazrave Serrë, i cili është hartuar për herë të fundit në vitin 2019 me ndihmën e projekteve ndërkombëtare, përkatësisht për 5 vitet e fundit vendi nuk ka të dhëna për emisionet e gazrave serrë, gjë që nuk është bazë e mirë për hartimin e politikave dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike.
Me Strategjinë Afatgjate të Veprimit Klimatik, vendi u obligua t'i zvogëlojë emisionet neto të gazrave serrë ("pa përfshirë emisionet MEMO") për 72% deri në vitin 2050 krahasuar me vitin 1990, përkatësisht nuk konstatoi emisione "zero neto", me çka nuk i përmbushi detyrimet me Kontratën e Gjelbër Evropiane.
Ambiciet për zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë në përqindje sipas sektorëve për periudhën 1990 deri në 2030 nga NDC e Reviduar
Me Kontributin e Reviduar dhe të Përcaktuar Nacional (NDC Nationally Determined Contribution), vendi u obligua deri në vitin 2030 t'i zvogëlonte emisionet neto të gazrave serrë për 82% krahasuar me vitin 1990, ndërsa sipas të dhënave zyrtare nga Inventari i Gazrave Serrë, në vitin 2019, emisionet totale të gazrave serrë u zvogëluan për 9,2% krahasuar me vitin 1990.
Mosvendosja e mekanizmave të monitorimit nga MMJPH-ja dhe mosnjoftimi nga ministritë kompetente, nuk mundësojnë të bëhet vlerësimi i rëndësisë së masave dhe efekteve të tyre në arritjen e qëllimit të caktuar.
Sa u përket politikave publike mbi ndryshimet klimatike, Republika e Maqedonisë së Veriut, si nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit, përcaktoi kontributin e saj në përpjekjet globale për ndryshimet klimatike me NDC-në e Parë në vitin 2015, ndërsa në vitin 2021 vendosi qëllime më ambicioze me NDC-në e Reviduar, duke i përmbushur kështu detyrimet e kontratës. Edhe pse Strategjia e Zbutjes nuk është miratuar si dokument i veçantë strategjik, NDC-ja e Reviduar përfshin politika dhe masa për zbutjen e emisioneve të gazrave serrë.
Vendi nuk ka Plan Nacional për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike, por një pjesë e strategjive sektoriale parashikojnë masa dhe politika të përshtatjes. Për shkak të mosvendosjes së mekanizmave për ndjekjen e realizimit të politikave dhe masave të parashikuara, nuk mund të konfirmohet nëse ato janë të përshtatshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara me NDC-në e Reviduar.
Sa i përket financimit të ndryshimeve klimatike, në Strategjinë Afatgjate të Veprimit Klimatik parashihet që për realizimin e politikave dhe masave për periudhën 2020-2050 do të nevojiten investime kapitale prej 35 miliardë euro dhe shpenzime në Sektorin Energjetik prej 121 miliardë euro. Duke pasur parasysh se ende nuk ka bazë ligjore, në Buxhetin e Shtetit nuk është vendosur sistemi për shënimin klimatik të projekteve relevante ose të lidhura me ndryshimet klimatike, prandaj shteti nuk ka të dhëna relevante mbi mjetet financiare të dedikuara për ndryshimet klimatike. Në periudhën 2020-2024, nuk janë hartuar raportet dyvjeçare (BUR), me të cilat shteti ka detyrim ndërkombëtar për të njoftuar mbi mjetet e shfrytëzuara nga buxheti i brendshëm, buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe mjetet nga fondet dhe institucionet ndërkombëtare dhe sektori privat.
Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga ana e institucioneve kompetente dhe personave përgjegjës për krijimin e kushteve që do të përmirësojnë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballjen me ndryshimet klimatike.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]