ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -
Shkup, 31.07.2025
Mungesa e sistemi të integruar dhe dobësi në kontrollet e Fondit për Sigurim Shëndetësor krijojnë rrezik për përdorimin e mjeteve publike dhe efikasitetin e sistemit shëndetësor
Revizorët konstatuan mungesën e sistemit të vetëm të integruar për udhëzime, raporte mjekësore dhe faturim, dhe dobësi të theksuara në zbatimin e kontrolleve në institucionet shëndetësore nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.
Aktivitetet kontrolluese për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore nuk janë vendosur apo zbatuar në mënyrë adekuate, prandaj nuk është siguruar verifikimi i plotë i faturave për shërbimet shëndetësore të kryera. Mos ekzistenca e një sistemi unik të integruar për lëshimin e udhëzimeve, raporteve mjekësore dhe përllogaritjeve për shërbimet e kryera shëndetësore të cilat janë bazë për përgatitjen e faturave/raporteve mujore, krijon rrezik për lëshime dhe gabime.
Kontrollet e reja sistemore të integruara në sistemin TI-së të Fondit për recetat e faturuara nga barnatoret dhe mënyra ekzistuese manuale e kontrollit të recetave nga barnatoret nuk janë të plota dhe mjaftueshëm efikase, ndërsa sistemi e-Recetë ende nuk është vënë në funksion.
Revizorët konstatuan dobësi edhe në funksionimin e sistemit TI-së të Fondit për shkak të mungesës së strategjisë së TI-së, mungesës së stafit të TI-së, strukturë e vjetëruar e serverëve dhe siguri të pamjaftueshme të sistemit të TI-së, gjendje të cilat rezultuan me sulm kibernetik në shkurt 2023 që shkaktoi çrregullime në funksionimin e të gjithë sistemit shëndetësor në vend. Pas sulmit kibernetik të ndodhur, janë realizuar kontrata për marrjen me qira të një ‘cloud’ privat për qendrën e të dhënave të Fondit, si dhe për shërbime të infrastrukturës sistemore dhe rrjetore dhe sistem për siguri kibernetike.
Në procedurën për dërgimin për trajtim jashtë vendit të personave të siguruar ekzistojnë disa dobësi dhe parregullsi, përkatësisht nuk është siguruar mbrojtje adekuate ligjore për kërkuesit dhe nuk është vendosur kontrolli dhe sistemi i monitorimit të suksesit të trajtimit jashtë vendit, nga ana Fondit për këtë shërbim janë paguar mjete në vlerë prej 311.237 mijë denarë, gjegjësisht rreth 5 milionë euro.
Për kërkesat për avanse të dhëna për trajtim jashtë vendit, duke përfshirë periudhën deri në vitin 2023 arrijnë në 300.292 mijë denarë (rreth 4,8 milionë euro), nuk janë vendosur kontrolle adekuate për verifikimin e faturave nga spitalet e huaja dhe për mbylljen në kohë të avanseve të dhëna, çka çon në rritje të vazhdueshme të tyre.
Janë konstatuar edhe dobësi të ndryshme në pozicionet e paraqitura në Bilancin e gjendjes. Pikërisht, statusi pronësor ligjor i një pjese të objekteve ndërtimore dhe tokës ende nuk është rregulluar, vlera e pasurisë së paluajtshme nuk është përcaktuar plotësisht dhe e njëjta nuk është evidentuar plotësisht në librat afariste, që çon në pasqyrim joreal të tyre në raportet financiare.
Në pjesën Theksimi i Çështjeve të Pasigurisë, revizorët zbulojnë më shumë gjendje dhe atë:
- se mungojnë informacione të plota mbi kërkesat e bazuara në kontributin e papaguar të sigurimit shëndetësor, ndërsa arkëtimi i këtyre kërkesave që kanë ndodhur përfundimisht me vitin 2008 është i pasigurt;
- se ka pasiguri në lidhje me rezultatin përfundimtar të procedurave gjyqësore në të cilat Fondi paraqitet si palë e paditur në vend në shumën prej 317.924 mijë denarë dhe jashtë vendit në shumën prej 25.627 mijë denarë, si dhe si paditës me një vlerë të përgjithshme prej 67.996 mijë denarë;
- se çmimet referuese për shërbimet shëndetësore që bien në ngarkesë të Fondit nuk janë të përditësuara dhe nuk i pasqyrojnë shpenzimet reale;
- se kontributi për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor për qytetarët që nuk kanë sigurim shëndetësor për asnjë arsye nuk është paguar plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht saldoja e kontributit të papaguar në fund të vitit 2024 është në 2.136.300 mijë denarë.
Në pjesën Çështjet Kryesore të Revizorit njoftohet mbi mënyrën e pagesës për shërbimet e kryera të institucioneve shëndetësore, duke treguar se nuk është siguruar blerja e vërtetë e shërbimeve të parashikuara me Ligjin për sigurim shëndetësor. Pra, Fondi në kuadër të buxhetit të përcaktuar, në vend që t'i kompensojë shërbimet e kryera shëndetësore, është i detyruar të sigurojë mjete për funksionimin e plotë të të gjitha institucioneve shëndetësore publike, me ç'rast 2/3, përkatësisht 77 institucione shëndetësore publike, kanë statusin e të paqëndrueshmeve, për shkak të realizimit të vëllimit dukshëm më të vogël të shërbimeve në krahasim me kompensimin e rënë dakord.
Në pjesën Çështjet e tjera, njoftojmë mbi Listën e Barnave në ngarkesë të Fondit, e cila nuk është përditësuar që nga viti 2014 në përputhje me metodologjinë e re, ndërsa në vitin 2024 u plotësua vetëm me 8 barna.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]