dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Objektet sportive në pronësi të shtetit janë menaxhuar nga ndërmarrje publike që pushoi së ekzistuari ligjërisht më 1 maj 2017

24.07.2025

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediumet-   

Shkup,  24.07.2025  

 

Objektet sportive në pronësi të shtetit janë menaxhuar nga ndërmarrje publike që pushoi së ekzistuari ligjërisht më 1 maj 2017

Themeluesi i ndërmarrjes publike, në kontinuitet deri në vitin 2023, ka miratuar akte për emërimin e personave përgjegjës dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues, pavarësisht se shpeshherë shfuqizohet me ligj

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin e objekteve sportive në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin vijues - NP) për vitin 2023 për të cilat përmbahemi nga shprehja e opinionit për të vërtetën dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë të transaksioneve financiare me rregullativën ligjore relevante, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Revizioni nuk është në gjendje të konfirmojë vlerat në Bilancin e gjendjes për shkak se:

  • shumë vite me radhë nuk është kryer regjistrimi i mjeteve, kërkesave dhe detyrimeve dhe nuk është bërë pajtueshmëria e evidencës kontabël me gjendjen faktike të konstatuar me regjistrimin;
  • pjesa më e madhe e dokumentacionit të NP është humbur për shkak të përmbytjes në hapësirat afariste ose janë konfiskuar gjatë procedurave hetimore nga organet kompetente;
  • duke filluar nga janari i vitit 2020, evidencën kontabël e kryen subjekt juridik i jashtëm, pa pasur ndonjë provë se për të gjitha pozicionet në Bilancin e gjendjes të shprehura më 31.12.2019, NP ka dorëzuar dokumentacion mbështetës dhe të besueshëm për vlerën e tyre të përcaktuar deri në atë kohë.

Ndërmarrja publike disponon me tokë, objekte ndërtimore, pajisje, mjete transporti dhe mjete në përgatitje me një vlerë të vlerësuar prej 1.971.377 mijë denarë, ose 31.951.004 euro. Për tokat dhe objektet ndërtimore të evidentuara, NP nuk disponon me të dhëna për pasurinë me të cilën realisht disponon, nuk ka vendime të Qeverisë dhe fletë poseduese si dëshmi për të drejtën e fituar të shfrytëzimit apo pronësisë, dhe as që ekzistojnë të dhëna historike për vlerën e tyre, korrigjimin e vlerës, harmonizimin e vlerës gjatë viteve ose vlerësim të kryer.

Për impiantet, pajisjet dhe mjetet e transportit, NP nuk disponon me dokumentacion apo evidencë që do të konfirmonte se ato janë vlerësuar sipas vlerës së blerjes së rivalorizuar dhe se është llogaritur amortizimi në përputhje me dispozitat ligjore.

Kërkesat nga blerësit sipas kontratave të lidhura të qirasë për objektet dhe/ose pjesët sportive:

1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ekziston mundësia reale që 82%, nga kërkesat e evidentuara që mos të arkëtohen.

Për rrogat e papaguara të punonjësve dhe kompensimet e papaguara të anëtarëve të BD në vlerë prej 61.448 mijë denarë: nuk ishin prezantuar aktet, vendimet për përcaktimin dhe llogaritjen e rrogave të punonjësve, pëlqimet nga Qeveria (si themelues), dosjet personale për punonjësit. Në vitin 2023, janë punësuar katër persona, dy u.d. drejtorë, ndërsa rrogat dhe kompensimet paguhen përmes cesioneve dhe asignacioneve.

Për detyrimet ndaj furnizuesve në shumën prej 32.465 mijë denarë, konstatuam se për 30% të tyre ose 9.890 mijë denarë nuk ka të dhëna për emrin e furnizuesit, prandaj nuk është e mundur të përcaktohet vlefshmëria dhe ligjshmëria e tyre, ndërsa 9.426 mijë denarë ose 29% e detyrimeve janë detyrime të papaguara për energjinë elektrike, ujësjellësin dhe kanalizimin, shërbimet postare, etj.

Detyrimet për: tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin personal mbi të ardhurat / tatimin mbi të ardhurat personale, tatimin mbi fitim, tatimet dhe kontributet për rroga dhe kompensime të vlerësuara në shumën prej 111.870 mijë denarë ose 1.813.128 euro, nuk janë të harmonizuara me gjendjet e bilancit bruto dhe nuk korrespondojnë me të dhënat e publikuara nga DAP për borxhet që nuk janë paguar deri më 31.12.2023, mbi të njëjtat baza.

Revizorët nuk ishin në gjendje të konfirmonin që të ardhurat për vitin 2023 në shumën prej 6.212 mijë denarë rrjedhin nga të gjitha kontratat aktive dhe me lartësinë e dakorduar të kompensimit të qirasë:

 

2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me ndryshimet, plotësimet dhe shtyrjet e zbatimit të dispozitave me të cilat NP shfuqizohet, ndërsa kompetencat i kalojnë organit përgjegjës në fushën e sportit për objektet me rëndësi kombëtare[1], si dhe me anulimin e tyre 13 ditë pasi kanë hyrë në fuqi[2], kanë kontribuar që NP të vazhdojë edhe më tej të funksionojë pa bazë ligjore.

Themeluesi i NP, në mënyrë të vazhdueshme deri në vitin 2023, ka emëruar drejtorë dhe anëtarë të KD të NP, ndërkohë që, pas shkarkimit të fundit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2017, NP funksionon pa organ mbikëqyrës.

Revizorët konstatuan se as me vendimin për themelimin e NP, as me Statutin e NP, as me Ligjin për sport nga viti 2002, nuk është kryer përcaktimi dhe specifikimi i saktë i objekteve sportive që do të jenë në fushëveprimin e ekonomizimit të NP.

NP nuk disponon me të dhëna dhe informacione të sakta për objektet sportive në pronësi të shtetit që i menaxhon, nuk është kryer regjistrimi në librat publikë, gjë që krijon rrezik për veprimin e paligjshëm me pronën shtetërore.

Revizorët kanë kryer analizën e kontratave për një pjesë të objekteve që u jepen në shfrytëzim subjekteve të tjera juridike, ku konstatuan se:

      • objektet jepen me qira për periudhë të gjatë prej 20-30 vjet;
      • qiratë e rëna dakord janë të vogla në aspekt të hapësirës së ofruar, ndërsa qiramarrësi mund t'i japë ato me nënqira;
      • nuk ka dokumentacion për ndryshimet e regjistruara në listat pronësore në lidhje me pronësinë për shkak të legalizimit, privatizimit ose mbi bazë tjetër;
      • nuk ka dokumentacion me të cilin konfirmohen depozitimet e investimeve nga qiramarrësi të parapara me kontratat;
      • tjetërsohet prona me interes publik nëpërmjet procedurave ekzekutive;
      • pavarësisht kontratave të ndërprera, qiramarrësit nuk i lëshojnë objektet dhe vazhdojnë t'i shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme;
      • mosmarrja e objekteve nga njësitë e vetëqeverisjes lokale ka kontribuar për neglizhencën më të madhe, rrënimin e objekteve, shfrytëzimin e tyre për qëllime të cilat nuk janë në drejtim të sportit, si dhe zotërim të paligjshëm;
      • nuk ka dëshmi se prona që, sipas kontratës me SHTN Beton Strumicë SHA Strumicë, i kalon NP EOSP si bashkinvestitor, afërsisht 781 m2 hapësirë, atë e ka marrë në zotërim, as nuk ka dëshmi që objektet janë ndërtuar.

 

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto 1: Pista e patinazhit në Kalanë e Shkupit dikur dhe sot

 

4

 

 

 

 

 

 

 

 


Foto 2: Pishina e hapur e Kalasë në Shkup dikur dhe tani

 

5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto 3: Fusha hendbolli në parkun e qytetit në Shkup, e shndërruar në diskotekë

 

6

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto 4: Pishinë e mbyllur në komunën Çair që përdoret si hapësirë magazinimi

 

Në raport zbuluam gjendje që kanë të bëjën për mosndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për të zbatuar dispozitat ligjore nga Qeveria dhe Agjencia e Rinisë dhe Sportit pas ndërprerjes së NP, prandaj ajo ende ekziston dhe vepron, ka status aktiv në Regjistrin Qendror, statusi i punonjësve nuk është zgjidhur, po gjenerohen detyrime dhe humbje të reja nga puna, si dhe humbje për pronën e shtetit.

Theksojmë çështjen e pagesës prej 78.363 mijë denarë sipas kontestit gjyqësor që NP duhet t'ia paguajë qiramarrësit të objektit "Pishina Olimpike" në Shkup. Detyrimi rrjedh nga kontrata e vitit 2004 dhe aneksi nga viti 2006, me të cilën vazhdohet periudha e qirasë së objektit deri në vitin 2035 dhe, me kompensim paraprakisht njihet dhe arkëtohet qiraja për 373 muaj (31 vjet) në shumën prej 20.682 mijë denarë (336.288 euro) bazuar në faturat për investimet në objekt, të cilat fatura nuk iu paraqitën revizionit, dhe është e pasigurt nëse NP disponon me ato.

I është theksuar Ministrisë për Sport dhe themeluesit nevojën për t'i përcaktuar të gjitha objektet që ishin në kompetencë të NP dhe statusin e tyre, si dhe për të rishqyrtuar dëmin juridik të të gjitha kontratave të qirasë të lidhura midis NP dhe personave të tretë me qëllim të ndërmarrjes së masave për minimizimin e rreziqeve juridike dhe financiare dhe mbrojtjen e pronës shtetërore.

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected] 
Mijalçe Durgutov  +389 70 358 486 [email protected] 
Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]

 

 


 

[1] Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 148/13, 42/14, 177/14

[2] Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 72/15