dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferencë mbi llogaridhënien financiare të zgjedhjeve – u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e revizionit për avancimin e proceseve zgjedhore

15.07.2025

Enti Shtetëror i Revizionit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Programit Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), sot organizon  konferencë me temën “Llogaridhënie financiare të zgjedhjeve”, e cila po mbahet në hotelin “Holiday Inn” në Shkup.

Qëllimi i konferencës është prezantimi i gjetjeve kryesore nga raportet e revizionit që kanë të bëjnë me financimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara në vitin 2024, si dhe hapja e një diskutimi për avancimin e gatishmërisë institucionale dhe transparencës në financimin e fushatave zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në vitin 2025.

Në hapjen e konferencës të pranishmëve ju drejtuan Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe Veronique Hulman, Ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori Wahl, theksoi se transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për zgjedhje të drejta dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e kapaciteteve institucionale. Ambasadorja Hulman theksoi se financimi transparent është themeli i proceseve demokratike dhe se opinioni meriton pamje të qartë të shpenzimeve të fondeve për fushatat zgjedhore.

Në kuadër të sesionit të parë, moderuar nga znj. Joana Kozma, drejtoreshë e IFES-it në vend, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe ndihmësja e kryerevizorit shtetëror Katerina Çalloska Aleksovska, i prezantuan gjetjet nga revizionet e kryera të raporteve financiare të partive politike dhe fushatat zgjedhore të vitit 2024.

,,Raportet e përgatitura individuale dhe të përgjithshme sugjerojnë edhe më tej në marrjen e aktiviteteve për tejkalimin e dobësive sistematike në Kodin Zgjedhor. Qëllimi ynë përfundimtar është të kontribuojmë në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe besimit në procesin zgjedhor, dhe ky forum është platformë për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe iniciativave për përmirësime të ardhshme’’, theksoi Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski.

Sesioni i dytë u përqendrua në aktivitetet institucionale dhe gatishmërinë për zgjedhjet paraprake lokale, ku u diskutua për mbrojtjen e integritetit zgjedhor, mbikëqyrjen e financimit të fushatave dhe përballjen me sfidat në fushatën mediatike. Fjalim mbajtën edhe përfaqësuesit nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediatike.

Nëpërmjet diskutimit aktiv, pjesëmarrësit ranë dakord se nevojiten mekanizma më të fortë mbikëqyrës, koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve dhe rregulla të qarta që do të siguronin fushata zgjedhore transparente.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore kombëtare, komuniteti ndërkombëtar dhe organizata që mbështesin reformën zgjedhore. Organizatorët theksuan se konkluzionet nga kjo ngjarje do të kontribuojnë në procese zgjedhore më të përgjegjshme dhe transparente, në interes të qytetarëve dhe zhvillimit demokratik të vendit.