dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal „Zhvillimi Rajonal në Botë me Ndryshime Dinamike – E ardhmja fillon lokalisht: Vizioni i ri për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë

10.07.2025

Me ftesë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në kuadër të projektit: ,,Zhvillim Rajonal i Qëndrueshëm, Inkuziv dhe i Barabartë – Faza II, delegacioni i Entit Shtetëror i Revizionit. i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, në periudhën prej 8 deri 9 korrik 2025 mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal “Zhvillimi Rajonal në Botë me Ndryshime Dinamike – E ardhmja fillon lokalisht: Vizioni i Ri për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të Barabartë”, që u mbajt në Gjevgjeli.

Në konferencë fjalim hyrës mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Kristijan Mickovski, ministri i vetëqeverisjes lokale, mr. Zllatko Perinski, dhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Veronik Hulman.

Kryerevizori shtetëror, mr Maksim Acevski, mori pjesë në panel sesionin - Politika që transformojnë: Zgjidhja e sfidave kryesore në zhvillimin rajonal, ku theksoi rolin dhe kontributin e ESHR-së për përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes „ndërtimit të institucioneve efektive, përgjegjëse dhe inkluzive në të gjitha nivelet“ si dhe menaxhimi efikas me programet dhe aktivitetet për arritjen e QZHQ.

Investimet në zhvillimin e barabartë rajonal janë përfitim jo vetëm për rajonet, qytetarët dhe subjektet juridike, por edhe një kusht themelor për ruajtjen e vendbanimeve, përmirësimin e gjendjes demografike, parandalimin e migracionit dhe mundësinë për sigurimin e shërbimeve me cilësi të barabartë dhe në kohë për qytetarët.

Për këtë qëllim nevojitet përkushtim më i madh si në nivel qendror, rajonal dhe lokal, veçanërisht në aspektin e forcimit të kapaciteteve të vetëqeverisjes locale që të mundë të përgjigjen të gjitha sfidave, për të rritur shfrytëzimin e mjeteve financiare, shkallën e realizimit të projekteve dhe programeve dhe cilësinë e shërbimeve, dhe me do të mundësojë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, theksoi në fjalimin e tij Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski.