dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar

14.02.2025

Intensifikimi i bashkëpunimit në kryerjen e kompetencave ligjore nga fushëveprimi i tij, si dhe shkëmbimi i të dhënave dhe përvojave ndërmjet dy institucioneve për shkak të zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve të profesionit të revizionit dhe kontabilitetit në vend, është qëllimi kryesor që duhet arritur me Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar (IKKA), i cili u nënshkrua sot nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe kryetarja e IKKA, Vesna Prentoska.

Memorandumi parashikon realizimin e një numri të madh aktivitetesh, duke filluar nga shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit, të dhënave dhe përvojave, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrjes në projekte shkencore dhe aplikative dhe vizitave studimore, dhe deri tek bashkëpunimi dhe koordinimi në procesin e hartimit të dokumenteve propozues për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe revizionit.   

,,Enti Shtetëror i Revizionit në mënyrë të vazhdueshme angazhohet në përmirësimin e standardeve profesionale në fushën e revizionit dhe menaxhimit me mjetet publike. Nënshkrimi i këtij memorandumi paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit me IKKA, me qëllim që të arrihen rezultate edhe më të mëdha në interes të përbashkët – transparencë, llogaridhënie dhe cilësi në raportimin financiar’’, theksoi Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski.    

Të dy institucionet do të vënë theks të veçantë në bashkëpunimin e tyre në shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të raportimit financiar dhe Standardeve Ndërkombëtare të raportimit financiar për subjektet e vogla dhe të mesme, si dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin në punën e anëtarëve dhe punonjësve të saj.

Duke shprehur kënaqësinë për memorandumin e nënshkruar, kryetarja e IKKA, Vesna Prentoska, theksoi: ,,Ky bashkëpunim do të na mundësojë të bashkojmë forcat dhe njohuritë në promovimin e standardeve ndërkombëtare për raportimin financiar, si dhe në mbështetje të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të anëtarëve tanë. Jam e sigurt se iniciativat e përbashkëta do të sjellin përfitime afatgjata për profesionin, por edhe për shtetin, ekonominë kombëtare dhe shoqërinë në tërësi’’.

Zyrtarët e lartë të ESHR-së dhe IKKA-së vlerësuan së bashku se ky partneritet paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të praktikave profesionale dhe krijimit të vlerës së shtuar në funksionimin e të dy institucioneve.