dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i ESHR-së në vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Revizorëve

04.10.2024

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski së bashku me Zëvendës kryerevizorin shtetëror, mr. Orhan Ademi dhe Ndihmësen e Kryerevizorit shtetëror, znj. Tanja Janevska me sukses realizuan vizitën e punës në Gjykatën Evropiane të Revizorëve (GJER) në Luksemburg. Të shoqëruar nga Zëvendës kryerevizori shtetëror për IPA, dr. Ivan Ignjatov realizuan takim pune me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të Revizionit z. Toni Marfi. 

Gjatë vizitës u shkëmbyen përvoja në revizionin e fondeve të BE-së, me fokus të sfidave nga plani i ri për rritje të Ballkanit Perëndimor dhe programeve të IPA 3. Në takim u theksua nevoja për të forcuar bashkëpunimin institucional, duke propozuar praktika dhe trajnime në Gjykatën Evropiane të Revizionit, si dhe organizimin e trajnimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ekspert të GJER.

Gjatë vizitës u diskutuan edhe tema të rëndësishme me drejtorin e Odës III, dukë përfshirë Mendimin e GJER për mjetet për reforma dhe rritje, punën e revizionit të Deklaratës së sigurisë të MFF-së 6, raportin special për sundimin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor, sfidat në revizionin e projekteve të financuara nga BE-ja, si dhe monitorimin e rekomandimeve nga raportet e revizionit.  

Këto nisma janë kyçe për avancimin e kapaciteteve të revizionit në kontekstin e Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës së Reformës. Përveç kësaj, do të mbështesin aktivitetet në kuadër të Rrjetit të ISR-ve për vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE.

Vizita paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të efikasitetit në menaxhimin me mjetet e BE-së, me qëllim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.