dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

APRMV ka paguar 1.5 miliardë denarë kompensim me para për personat e papunë

03.05.2023
Слика
АВРМ паричен надомест невработени лица

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                               

 - Njoftim për mediumet-              

Shkup, 07.04.2023
 

APRMV ka paguar 1.5 miliardë denarë kompensim me para për personat e papunë

Në vitin 2021, 45,34% e totalit të shpenzimeve të Agjencisë janë paguar për realizimin e të drejtave të kompensimit me para për gjithsej 26,158 persona të papunë.

 

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizionin e përputhshmërisë me temën Realizimi i të drejtave nga kompensimi me paranë Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pagesat e bëra në vitin 2021.

Me revizionin e kryer, është konstatuar se shfrytëzuesit e sigurimit material e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimet në tregun e punës dhe të gjejnë punësim, dhe për këtë arsye më së shumti shfrytzojnë sigurimin material në formë të kompensimit me para deri në daljen e tyre në pension.

Revizorët kanë konstatuar se gjatë vitit 2021, janë evidentuar gjithsej 17.290 persona të papunë shfrytëzues të kompesimit me para, nga të cilët 62% shfrytëzojnë kompensim me para deri në 6 muaj dhe 8.868 shfrytëzues të sigurimit material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, nga të cilët 72% janë shfrytëzues nga 25-60 muaj.

Shuma totale e mjeteve të paguara për kompensim me para dhe sigurim material në formë të kompensimit me para në vitin 2021 është 1.5 miliardë denarë ose 45,34% nga gjithsej shpenzimet e Agjencisë, për gjithsej 26.158 shfrytëzues gjatë vitit.

 

slika_1

Fondet e paguara për kompensim me para dhe sigurim material

Shuma totale e mjeteve të paguara në baza të ndryshme ka ndryshuar ndër vite dhe është rritur veçanërisht në pjesën e kompensimit me para për të papunët në lidhje me Dekretin me fuqi ligjore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2020 në mbështetje të personave të cilët humbën punën e tyre si pasojë e largimit nga puna nga punëdhënësit gjatë Covid 19.

slika_2

Fondet e paguara për kompensim me para

 

Personi i papunë ka të drejtën e kompensimi mujor me para si sigurim material në lartësi prej 34% të neto pagës mesatare mujore të paguar për punëtor në shtet për vitin paraprak, ndërsa shuma totale e mjeteve të paguara për sigurimin material në formë të kompensimit me para ndër vite ka një tendencë rënieje, e cila vjen si pasojë e rënies së numrit të shfrytëzuesve, kryesisht për shkak të daljes në pension ose paraqitjes së një prej kushteve për ndërprerjen e së drejtës.

 

slika_3

Fondet e paguara për sigurim material

kuadër të kornizës ligjore, revizorët konstatuan disa paqartësi dhe mungesë të dispozitave të sakta në Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, i cili rregullon procedurën dhe kushtet për realizimin dhe ndërprerjen e së drejtës për kompensim me para, edhe atë:

  • mënyra e llogaritjes së lartësisë së kompensimit me para për punën me kohë të pjesshme të llogaritur në punë me kohë të plotë;
  • kushtet në të cilat personat e papunë nuk mund të marrin kompensim me para dhe
  • kushtet në të cilat i pushon e drejta për kompensim me para personit të papunë.

Gjithashtu, ligjet për sigurimin material nuk kanë vazhdimësi në zbatimin e tyre, kanë afat të kufizuar për paraqitjen e kërkesës, kritere të ndryshme lidhur me datën e përfundimit të marrëdhënies së punës dhe kohëzgjatjen e shërbimit, gjë që ndikon në numrin e shfrytëzuesve dhe të drejtën që realizojnë në periudha të ndryshme kohore sipas kushteve.

Në raportin e revizionit vihet re edhe mungesa e ndarjes së plotë të përgjegjësive të punonjësve të përfshirë në procesin e realizimit të të drejtave nga kompensimi me para, për shkak të mungesës së stafit, veçanërisht në qendrat më të mëdha për punësim, gjë që krijon rrezik që sistemi i krijuar i realizimit të të drejtave nga kompensimi me para nuk do të garantojnë saktësinë dhe afatin kohor të procedurës në tërësi.

Është konstatuar edhe qasje jo e njëjtë e veprimeve nga ana e qendrave për punësim në përcaktimin e së drejtës për kompensim me para dhe sigurim material dhe mungesë e dokumentacionit të plotë në zgjidhjen e procedurave për realizimin e këtyre të drejtave, gjë që ndikon në përcaktimin e së drejtës dhe vlerës së kompensimit për personin e papunë.

Gjithashtu, revizorët konstatuan lidhje të pavendosur të sistemit për shkëmbimin e të dhënave të nevojshme ndërmjet Agjencisë dhe institucioneve të tjera kompetente, si dhe bashkëpunim të padefinuar me organin inspektues për marrëdhëniet e punës, gjë që kontribuon në sigurimin në kohë të të dhënave për realizimin/ ndërprerjen e së drejtës për kompensim në para dhe për shfrytëzuesit që janë të angazhuar në punë ose që kryejnë veprimtari në kundërshtim me ligjin.

Krahas angazhimit të Agjencisë dhe pjesëmarrjes së saj në ndërmjetësim, numri i personave që janë punësuar në periudhën 2017-2021 është i vogël, veçanërisht shfrytëzuesit e sigurimit material.

 

slika_4

Efektet e ndërmjetësimit gjatë punësimit

Agjencia nuk ka miratuar udhëzim/procedurë për mënyrën e kthimit të mjeteve të shfrytëzuara nga shfrytëzuesit e kompensimit me para në rast të paraqitjes së kushteve për nderprerjen e së drejtës për kompensim me para, për arsye se ekziston qasje jo e njëjtë e veprimit të qendrave për punësim në procedurën e rikthimit të mjeteve të shfrytëzuara, përgatitjes së vendimeve për ndërprerje dhe regjistrimit të kërkesave në bazë të rikthimit të mjeteve.