dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

88% e prokurimeve publike pa shpallje publike

13.07.2021
Слика
Јавни набавки во време на пандемија

     

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

 - Njoftim për mediume-             

Shkup, 13. 07. 2021

Procedura me negociata pa publikim të shpalljes tek 88% nga prokurimet publike të realizuara gjatë kohës së pandemisë

 

Revizorët konstatuan legjislacion të rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme për llojin e prokurimit në rast gjendjeje të jashtëzakonshme/krize, mungesë të karakteristikave të definuara qartë për pajisjet mbrojtëse dhe kritere precize për përcaktimin e "urgjencës" të prokurimit të caktuar, si dhe prokurime të pazbatuara në grup dhe kufizim maksimal të çmimit individual për prokurimet.

Gjendjet e tilla kanë kontribuar në ndryshime të konsiderueshme në çmimet e arritura për mallrat e njëjta ose të ngjashme te institucionet dhe ekziston nevoja për të përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe ligjshmërinë në planifikimin, zbatimin dhe realizimin e procedurave për prokurimet publike për parandalimin dhe mbrojtjen nga virusi i koronës - COVID 19.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pajtueshmërisë me temën  "Dhënia e kontratave për prokurimet publike nga ana e institucioneve në sektorin publik me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin nga pandemia e shkaktuar nga virusi i koronës - COVID 19" , për periudhën prej 01.03.2020 deri më 01.10.2020 , ndërsa çështje dhe ngjarje të caktuara janë përfshirë deri në ditën e njoftimit nga revizioni i kryer.

Me revizion janë përfshirë 19 institucione  nga rajone dhe veprimtari të ndryshme në RMV të cilat në periudhën prej 01.03.2020 deri 01.10.2020 kanë ndarrë kontrata të rëndësishme materiale për prokurimet publik në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga Kovid 19, ndërsa një pjesë e tyre ishin drejtpërdrejt të përfshirë në menaxhimin me pandeminë.

Të dhënat për shumën e kontratave të ndarra për prokurimet publik janë marrë nga SEPP dhe në faqja e internetit www.koronavirus.gov.mk e cila paraqet mjet për transparencën financiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën prej 01.03.2020 deri 01.10.2020, janë ndarrë kontrata për prokurimet publike në vlerë prej 416,6 milion denarë. Me revizionin janë reviduar janë kontratat e lidhura për prokurimet publike në vlerë prej  335,4 milion denarë  që përfaqëson 80,5% të kontratave totale të ndarra për prokurimet publik në periudhën lëndë e revizionit.

Me revizionin e kryer, revizorët konstatuan se  88% e prokurimeve publike të realizuara  janë zbatuar me përdorimin e procedurës me negociata pa publikim të shpalljes. Në mungesë të definimit të saktë të kritereve për "urgjencën" e prokurorimeve dhe llojin e mallrave, shërbimeve dhe punëve që mund të prokurohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme/krize nuk mund të konfirmohet plotësisht justifikimi i urgjencës së disa procedurave.

Mënyra e vendosjes të zbatimit të procedurave me negociata pa publikim të shpalljes nuk mundëson trajtim dhe konkurrencë të barabartë ndërmjet operatorëve ekonomik. Në të vërtet, për disa procedura për prokurimet publike janë zbatuar negociata me një operator ekonomik.

Në raportë theksohet se nuk janë ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e udhëzimeve dhe formularëve të dokumentacionit standard të tenderit dhe specifikimeve teknike me të cilat do të unifikohen rregullat për kryerjen e prokurimeve që kanë karakter urgjent si dhe karakteristikat e mallrave lëndë të prokurimit.

Për shkak të gjendjes së lartëtheksuar edhe përkundër faktit se në Vendimet e Prokurimit Publik japin shpjegime se prokurimet zbatohen me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid 19, një pjesë e mallrave të prokuruara janë për nevojat e funksionimit të rregullt të institucioneve, për shkak të së cilës janë ndarë kontratat/ marrëveshje kornizë në kohëzgjatje prej një viti të cilat nuk janë realizuar plotësisht.

Për më tepër, organet kontraktuese kanë zbatuar prokurime publike me urgjencë ekstreme edhe në periudhë kur mund të zhvillohej një procedurë e rregullt e prokurimit publik. Përmes analizës së kryer të procedurave të zbatuara për periudhën nga 01.10.2020 deri më 28.02.2021, është përcaktuar se në bazë të prokurimeve publike të zbatuara për shkak të urgjencës, janë ndarë kontrata në vlerë prej 88 milion denarë.

Në pjesën e  planifikimit të prokurimit publik, si një nga fazat më të rëndësishme në procedurat e prokurimit publik, organet kontraktuese për shkak të karakterit urgjent të prokurimit nuk e kanë kryer fazën e planifikimit të procedurave në kohën e duhur dhe sipas nevojës, gjë që ka ndikuar ftesat për negociata të dorëzohen tek një numër më i vogël i operatorëve ekonomik, pa një analizë të hollësishme të llojit dhe sasive të mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse të disponueshme në treg.

Në mungesë të një definimi të qartë të karakteristikave të pajisjeve mbrojtëse  që duhet ta përdorë personeli mjekësor në ISHP, në treg u shfaqën dhe u prokuruan lloje të ndryshme të pajisjeve për të cilat ekziston rreziku që ato të mos kenë karakteristika dhe cilësi për parandalimin dhe mbrojtjen përkatëse në proceset e punës të cilët zhvillohen gjatë kohës së pandemisë.

Revizorët konstatuan:

  • për mallrat e njëjta ose të ngjashme në institucionet të ndryshme arrihen çmime të ndryshme, ndërsa ndryshimi i çmimit në mallra të caktuara arrin ndryshime të konsiderueshme dhe
  • janë konstatuar mospajtueshmëri ndërmjet kontratave të ndara për prokurimet publike dhe dokumentacionit të tenderit dhe specifikimeve teknike, gjë që e vështirëson monitorimin e realizimit, a janë çmimet e faturuara në përputhje me kontratat e lidhura.

Nuk është miratuar vendim nga organet kompetente me të cilat do të detyrohet një institucion për zbatimin e centralizuar/në grup të prokurimit publik për nevojat e institucioneve në sektorin publik, një mundësi e parashikuar në nenin 61 paragrafi 7 të Ligjit për Prokurimet Publike. Përkundër faktit se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme janë miratuar Rregullore për prokurime ndërhyrëse të maskave dhe dorezave, me të cilat janë paraparë çmimet dhe sasitë maksimale të këtyre mallrave si dhe një institucion që duhet ti zbatojë këto prokurimet,  nuk janë ndërmarrë aktivitete për të vepruar sipas tyre.

Me qëllim sistemi i prokurimeve publike të përgatitet për sfida të ardhshme dhe menaxhimi i organeve kompetente me pandemi dhe kriza të ngjashme, është e nevojshme institucionet kompetente në periudhën e mëtutjeshme të ndërmarrin masa në drejtim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve për cka është më se e nevojshme të rregullohet plotësisht procesi i prokurimeve publike.  

 

Linku deri tek raporti:

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-07/55_RUS_Dodeluvanje_dogovori_…

 

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

[email protected]

Mijalche Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517

[email protected]