dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Sigurim i punësimit dhe aftësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe tejkalimi i trendit të ikjes së vazhdueshme të kuadrit nga vendi, sfida kryesore për Qeverinë e RMV në trajtimin e rreziqeve të tregut të punës

10.02.2021
Слика
Пазар на трудот низ призма на градилиште

 - Njoftim për mediumet-       

Shkup, 10.02.2021    

Sigurim i punësimit dhe aftësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe tejkalimi i trendit të ikjes së vazhdueshme të kuadrit nga vendi, sfida kryesore për Qeverinë e RMV në trajtimin e rreziqeve të tregut të punës

Enti shtetëror për revizion ka kryer revizion me temën "Planifikimi qeveritar – Efekti i masave qeveritare për trajtimin e rreziqeve të tregut të punës dhe mënyra e planifikimit të mjeteve për tejkalimin e tyre" , duke përfshirë periudhën kohore 2017 - 2020.

Revizioni i suksesit është realizuar në përputhje me Programin vjetor të punës të ESHR-së për vitin 2020 dhe është pjesë e aktiviteteve të përcaktuara me revizionin paralel ndërkombëtar me temë Fuqia e punës 2030 – A është i përgatitur vendi juaj?” Në revizionin paralel kanë marrë pjesë gjithsej 8 (tetë) institucione supreme të revizionit dhe atë: Izraeli, Finlanda, Italia, Bullgaria, Polonia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Gjyqi evropian për revizion (ECA) dhe Koreja e Jugut.

Revizorët konstatuan se masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente për trajtimin e rreziqeve të tregut të punës NUK janë mjaftueshëm efektive dhe ka nevojë për veprim të koordinuar dhe përforcim të aktiviteteve të institucioneve kompetente në drejtim të politikave dhe masave për punësim, avancim të aftësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe mbajtjen e kuadrit duke ofruar mundësi cilësore për punësim.

Në këtë revizion të suksesit ishin të kyçura disa subjekte nga korniza institucionale për krijimin dhe rregullimin e tregut të punës, edhe atë:

Графикон на вработеност

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut (APRMV), Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Enti Shtetëror i Statistikës, Oda Ekonomike e RMV-së, Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e RMV-së, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Ekonomisë.

Informacione themelore statistikore të nevojshme për analizën dhe monitorimin e ndryshimeve në tregun e punës janë të dhënat për popullsinë e aftë për punë, popullsinë aktive, punësimi dhe papunësia në RMV . Shkalla e papunësisë në RMV në vitin 2019 është 17.3% , e cila shënon ulje për 5.1% në raport me vitin 2017, gjë që pjesërisht është rezultat i shkallës së ulët të aktiviteteve. Krahasuar me rajonin, BE dhe Euro zonën, shkalla e papunësisë në RMV mbetet e lartë, gjë që nuk është e mjaftueshme për marrjen e statusit të një vendi me papunësi të ulët e cila është paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Qeveria e RMV-së i përcakton prioritetet strategjike, politikat zhvillimore dhe masat, si dhe mënyrën e financimit te tyre në drejtim të tejkalimit të dallimeve mes kërkesës dhe ofertës së krahut të punës, njëkohësisht duke zvogëluar shkallën e papunësinë. 

Tek dokumentet themelore strategjike  që krijojnë politikat në fushën e tregut të punës dhe sistemit arsimor që synojnë rritjen e punësimit dhe cilësinë e vendeve të punës, revizorët zbuluan se nuk ka zbatim të plotë të qëllimeve të përcaktuara strategjike, si rezultat i realizimit të pamjaftueshëm të indikatorëve të vendosur në një pjesë të aktiviteteve të planifikuara nën kompetencat e APRMV-së dhe MASh-it.

Shkalla e lartë e papunësisë në mesin e të rinjve ( nga 39.2% në vitin 2017, 37% në vitin 2018, 30.5% në 2019) imponon nevojën për ndërmarrje të masave që synojnë përmirësimin e gjendjes së tyre në tregun e punës, kryesisht duke lehtësuar kalimin nga arsimi në punësim. Për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë dhe punësimi jo i mjaftueshëm i tyre, Qeveria e RMV në vitin 2018, parashikon zbatimin e masës Garanci për të Rinjtë (GM).

Suksesi i kësaj pilot mase, me të cilën të rinjtë janë të punësuar ose kanë qenë të kyçur  në disa prej masave aktive për punësim për:

- vitin 2018 është 41.7%, ose nga 5.266 të rinj të papunë, 2.197 e kanë kryer  me sukses ( e realizuar në tre Qendra  për punësim) dhe         

-vitin 2019 është 35%, ose nga 20.302 të rinj të papunë, 7.232 e kanë kryer me sukses (e realizuar në nivel të RMV-së) .       

Në raport theksohet se të rinjtë në RMV përballen me vështirësi gjatë procesit të kalimit nga arsimi në tregun e punës, dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të papunë  në afat më të gjatë kohor, gjë që ndikon në humbjen e njohurive dhe aftësive të fituara, produktiviteti i tyre zvogëlohet, dhe me këtë minimizohen edhe shanset për të gjetur një punë. Arsimi cilësor i bazuar në analizën e nevojave për njohuri, aftësi dhe kompetenca është i nevojshëm për të zvogëluar mospërputhjen e aftësive me nevojat e tregut të punës. Duke pasur parasysh gjendjen e lartpërmendur, është e nevojshme të bëhen përpjekje për të forcuar më tej reformat në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në mënyrë që të prodhohet kuadër që do të përgjigjet nevojave të tregut të punës.

Në raport gjithashtu theksohet se RMV karakterizohet si zonë e veçantë e emigracionit, me një proces të vazhdueshëm të emigrimit të popullsisë në vendet e tjera. Të dhënat e institucioneve kompetente për lëvizjet e emigracionit, në mungesë të regjistrimit të popullsisë që nga vitit 2002, nuk janë të plota dhe nuk pasqyron gjendjen reale dhe është shumë vështirë për të krijuar politikat e duhura që do të ndikonin ne këtë problem. Analiza e dokumenteve strategjike dhe analizat nga Banka Botërore tregojnë se është më se evidente emigracioni i krahut të punës me kualifikim të lartë, i njohur si "brain drain" ose "ikja e trurit" , respektivisht profile të caktuara të kuadrit që më shpesh emigrojnë nga RMV në vendet më të zhvilluara janë personeli mjekësor, inxhinierët, ekspertët e IT-së, profesionistë dhe shkencëtarë, studentë të shkencave teknike dhe natyrore. Vlerësimet dhe analizat nga Banka Botërore tregojnë se deri në vitin 2010, jashtë RMV-së jeton dhe punon 29.1% e kuadrit me arsim të lartë, ndërsa sipas të dhënave më të fundit dhe analizave në vitin 2019, shkalla është veçanërisht e lartë dhe është pothuajse 40% ose më shumë se një e treta e kuadrit me arsim të lartë.

Gjendjet e lartpërmendura tregojnë se ne RMV nuk ka një qasje të koordinuar dhe sistematike për bërjen e politikave dhe monitorimin e procesit të zbatimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të parashikuara që synojnë tejkalimin e trendit të ikjes së vazhdueshme të kuadrit me arsim të lartë i cili bëhet një problem serioz që ndryshon ofertën e krahut të punës dhe ndikon në rritjen e mospërputhshmërisë më kërkesën për krah pune.

Revizioni ka konstatuar se përcaktimi i Programeve, masave dhe shërbimeve për punësim në tregun e punës (PMA) ne kuadër të Planit operativ i cili përgatitet çdo vit nga MPPS , dhe zbatohet nga APRMV, nuk bazohet në analiza të hollësishme për qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e të njëjtave, me çka do të konfirmohej përfitimet apo  dobësitë e  tyre. Prandaj, është e nevojshme të vlerësohet vazhdimisht suksesi i masave aktive për punësimin dhe shërbimeve në tregun e punës, si dhe vendosja e synimeve dhe monitorimi i zbatimit të tyre.

Revizorët gjithashtu theksojnë nevojën për përforcimin e kapaciteteve të resurseve njerëzore në APRMV, përmirësimin e tyre të vazhdueshëm dhe përcaktimin e kritereve për planifikimin real të mjeteve financiare për masat, politikat dhe shërbimet që janë një parakusht i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm të masave të planifikuara aktive dhe shërbimeve në tregun e punës.

Mungesa e plotë e provave dhe mungesa e kontrolleve të rregullta në terren tregojnë dobësi në funksionimin e mekanizmave të kontrollit në monitorimin e PMA, të cilat mund të ndikojnë në efikasitetin e masave, respektivisht në përfshirjen e personave të papunë në programet ose masat e punësimit.

Përveç kësaj, një pjesë e raportit të revizionit të publikuar i referohet edhe efekteve negative dhe ndikimit të shfaqjes së pandemisë COVID-19, veçanërisht në tregun e punës, të cilat në mënyrë të konsiderueshme ndryshuan dhe  morën  tregues të rinj. Pandemia COVID-19 është intensifikuar dhe zgjeruar në drejtim të shtrirjes së saj globale, me ndikime të mëdha në shëndetin publik dhe goditje të papara në ekonomitë dhe tregjet e punës.

Në raport janë cekur edhe analizat e bëra nga APRMV për shkallën e goditjes së sektorëve nga ndikimi i pandemisë, rrjedhimisht nga ajo edhe fluksi i personave te papunë nga këta sektorë duke i kategorizuar ata në baza të ndryshme dhe atë nga një total prej 12,580 të personave të papunë, në veçanti duhet theksuar përqindjen e tyre (për një periudhë prej 03.11 deri më 31.08.2020) sipas:

veprimtaria mbizotëruese e punëdhënësit më së shumti ose 37.7% është nga industria prodhuese, 19.3% nga veprimtaria tregti me shumicë dhe pakicë dhe 8.2% është nga veprimtaria e objekteve për akomodim dhe veprimtari e shërbimit ushqimor dhe         

baza për ndërprerje në pjesën më të madhe, respektivisht 46%, janë nga skadimi i kontratës me afat të caktuar, 23% janë me përfundim të marrëdhënies së punës me marrëveshje, 11% janë rezultat i dhënies së dorëheqjes, ndërsa 7 % u pushuan nga punëdhënësi.  

Për revizioni e kryer të suksesit, Enti Shtetëror i Revizionit dha konkluzionin si vijon:

Masat dhe politikat e vendosura me ligjet, dokumentet strategjike, programet dhe dokumentet e planifikimit dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente për zbatimin e politikës së punësimit, kanë për qëllim përmirësimin e punësimit, respektivisht uljen e shkallës së papunësisë.

Megjithatë, duke pasur parasysh paqartësitë e identifikuara në legjislacion, zbatimin e pjesshëm të dokumenteve strategjike dhe të planifikimit; aktivitetet e ndërmarra për të përmirësuar përputhshmërinë e aftësive me kërkesat e tregut të punës që nuk janë arritur me qëllimet dhe dinamikën e përcaktuar; mungesa e një qasje mjaft të koordinuar dhe sistematike për krijimin e politikave dhe monitorimin e procesit të zbatimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të parashikuara; mungesa e burimeve njerëzore të APRMV-së dhe nevoja për të gjetur burime shtesë të financimit, si dhe mungesa e vlerësimit të rregullt të efikasitetit dhe efektivitetit të programeve dhe masave aktive të punësimit, janë një bazë cilësore për revizorët për të përcaktuar se politikat, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente NUK janë mjaftueshëm efektive për të siguruar punësim dhe aftësi në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe për të tejkaluar trendin e ikjes se vazhdueshme të kuadrit nga vendi.

 

Linku deri tek raporti
https://dzr.mk/sites/default/files/2021-02/1_52_RU_Vladino_planiranje_megunarodna_paralelna_revizija_2020_KOMPLET_REDUCE.pdf

 

Press kontakt:
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517
[email protected]