dzr
STATE AUDIT OFFICE
GUARDIAN OF PUBLIC FUNDS

Takim pune ndërmjet ESHR-së dhe UN Women

20.05.2021
Слика
Работна средба на ГДР

Më 26.04.2021, u mbajt takim pune midis Entit Shtetëror të Revizionit i përfaqësuar nga Kryerevizorit Shtetëror me përfaqësuesit e Organit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave - UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ivona Paunoviç Bishevac, Koordinatoren Kombëtare për Programin për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe Ivan Vçkov koordinatori i projektit për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

Përfaqësuesit e UN Women prezantuan punën e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin e tyre për të ndihmuar qeveritë qendrore dhe lokale në integrimin e barazisë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në planifikimin kombëtar dhe hartimin e politikave si pjesë e projektit "Promovimi i Politikave të Përgjegjshme Gjinore dhe Buxhetet: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – Sida.

Kryerevizorit Shtetëror prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra deri më tani në këtë fushë, duke theksuar se me Programi Vjetor të Punës së ESHR-së për 2021 do të realizoet  revizion i performancës që do ti përfshijë masat e zbatuara të Qeverisë së RMV-së për barazinë gjinore dhe iniciativat e duhura të buxhetit gjinor. Ky revizion është planifikuar të analizojë efektivitetin në zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra nga vendi ynë, në drejtim të zbatimit të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (CEDAW), Marveshjet e KB për të Drejtat e Njeriut, Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm ( SDGs) dhe Platforma e Pekinit për Veprim (BPfA). Në Programën Vjetore për punën e ESHR-së për 2021 janë planifikuar disa revizione të performancës në lidhje me Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në takim, u dakorduan aktivitetet e ardhshme midis dy institucioneve, të cilat do të përcaktohen saktësisht në një Memorandum të Bashkëpunimit të Ndërsjellë që do të nënshkruhet nga të dy palët në maj. UN Women do të organizojë një seri trajnimesh për punonjësit e ESHR-së, ku pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri në lidhje me konceptet e barazisë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, si dhe mjetet dhe metodologjinë për kryerjen e revizioneve gjinore.