dzr
STATE AUDIT OFFICE
GUARDIAN OF PUBLIC FUNDS

Takimi i ESHR-së me FMN

18.05.2021
Слика
On line средба ДЗР и ММФ

Me kërkesë të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vendin tonë, më 12.05.2021, u mbajt një takim pune online. Në takim morën pjesë përfaqësues të ESHR-së të udhëhequr nga Revizori Kryesor Shtetëror, ndërsa përfaqësues të misionit të FMN ishin z. Anton Mangov, ekonomist në selinë e FMN-së në Uashington dhe z. Dragan Tevdovski, Këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv në FMN.

Qëllimi i takimit të punës ishte informimi i përfaqësuesve të misionit të FMN-së për aktivitetet e realizuara nga ESHR-ja, si dhe revizionet e kryera për përdorimin e fondeve publike në lidhje me furnizimin e pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi Korona. Për më tepër, përfaqësuesit e FMN-së u njohën me llojin dhe qëllimin e revizioneve të planifikuara në lidhje me pandeminë, si dhe me metodologjinë e aplikuar për kryerjen e revizionit shtetëror.

Revizori Kryesor Shtetëror vuri në dukje se Enti Shtetëror për Revizion në Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2020, parashikoi 2 (dy) revizione në lidhje me krizën shëndetësore dhe pandeminë aktuale mbi mënyrën e kryerjes së furnizimeve publike nga institucionet e sektorit publik, si dhe mbi dhënien e ndihmës financiare në formë donacioni me pajisje mjekësore për institucionet shëndetësore publike në trajtimin e pasojave nga pandemia.

Duke u bazuar në aktivitetet e realizuara deri më tani, RKSH theksoi se me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2021, janë planifikuar 4 (katër) revizione të performances/suksesit që do ti përfshijnë masat ekonomike të qeverisë, huazimet e shtetit dhe menaxhimin e borxhit publik, mbështetjen e punësimeve në profesionet e prekura si pasojë e pandemisë, si dhe masat dhe politikat e ndërmarra për të mbështetur sektorin e turizmit.