dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Barazia gjinore temë e takimit rajonal

14.07.2022
Слика
Родовата еднаквост тема на регионалниот состанок

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij, morën pjesë në takimin rajonal në Banja Luka, Republika Sërpska, në të cilin përfaqësues kishin edhe Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Serbisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave të përfaqësuesve të Institucioneve Supreme të Revizionit për mundësinë e përgatitjes dhe zbatimit të revizionit paralel rajonal gjinor me fokus kryesor implementimin e Objektivit të Pestë për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara - barazia gjinore.

Me zbatimin e revizionit paralel për mënyrën se si institucionet në shtetet i implementojnë Objektivat për Zhvillimin e Qëndrueshëm, respektivisht objektivin e pestë për barazinë gjinore, Institucionet Supreme të Revizionit mund të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së grupeve të ndryshme të grave, burrave dhe njerëzve të margjinalizuar.  

Enti Shtetëror i Revizionit zbatoi me sukses revizionin e parë me fokus barazisë gjinore dhe publikoi raportin përfundimtar të revizionit për revizionin e kryer të suksesit me temën “Efektiviteti i masave të Qeverisë së RMV-së për barazinë gjinore dhe nismat përkatëse buxhetore gjinore”.

Takimi rajonal u organizua në koordinim me zyrat rajonale të UN Women, ku përfaqësues kishte edhe zyra e UN Women në Shkup.

Linku deri te raporti përfundimtar i revizion:

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-07/RU_Efektivnost_merki_Vlada_rodova_ednakvost_11_07_2022_F.pdf