dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të punësuarit

01.09.2023

Të punësuarit

 

Me Entin Shtetëror të Revizionit udhëheq kryerevizori shtetëror. Kryerevizori shtetëror ka zëvendës. Këta i emëron dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe janë të pavarur në kryerjen e detyrave të tyre. Kryerevizori shtetëror nga radhët e nëpunësve udhëheqës emëron sekretarin e përgjithshëm për kryerjen e detyrave dhe obligimeve në pajtim me Ligjin për punonjësit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ.  

Revizionin shtetëror e kryejnë 110 punonjës, revizorët të autorizuar shtetëror, revizorët shtetëror dhe punonjësit për mbështetje administrative.

Punonjësit janë të organizuar në 13/trembëdhjetë/sektorë nga të cilët 9 në mënyrë të drejtpërdrejt janë përfshirë në procesin e revizionit (sektorët e revizionit) dhe mbulojnë fusha të ndryshme të sektorit publik, 1/një/sektor për avancim të revizionit dhe monitorimin e standardeve ndërkombëtare, 1/një/ sektor për mbështetje të kryerevizorit shtetëror dhe 2/dy/ sektorë për mbështetje administrative, gjegjësisht sektori për çështje juridike dhe të përgjithshme, prokurime publike dhe sektori për çështje financiare. Në kuadër të organizimit funksionojnë edhe 2/dy/departamente për burime njerëzore dhe revizion të brendshëm.

Revizionin e kryejnë 100 revizor shtetëror prej të cilëve 61 posedojnë certifikatë për revizor të autorizuar shtetëror. Nga numri i përgjithshëm i punonjësve 99% janë me arsim universitarë nga fusha e ekonomisë dhe shkencave juridike, teknologjisë informatike dhe fushave tjera, si dhe vazhdimisht rritet edhe përqindja e punonjësve të cilët kanë marrë titullin akademik të magjistrit.