dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Intensifikim i bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe PP-së

06.07.2022
Слика
Интензивирање на соработката помеѓу ДЗР и ЈО

Në punëtorinë e mbajtur me temë “Forcimi i bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përfaqësues nga të dyja institucionet diskutuan dhe shkëmbyen mendime se si të forcohet komunikimi dhe thellohet bashkëpunimi ndërmjet ESHR-së dhe Prokurorisë Publike.

Në fjalimet hyrëse, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Ljubomir Joveski,    Prokurorja Publike e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup znj. Villma Ruskovska dhe Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup z. Gavril Bubevski e theksuan nevojën për vendosjen e bashkëpunimit dhe komunikimit efikas ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në veprimin ndaj raporteve përfundimtare të revizionit të dorëzuara në Prokurorinë Publike për veprime të mëtutjeshme.

Në fund të punëtorisë dyditore u përkufizuan konkluzionet edhe atë në kontekst të angazhimeve të përbashkëta për komunikim të shpeshtë, koordinim dhe konsultim të revizorëve të autorizuar shtetëror të cilët e kanë punuar raportin me prokurorin publik themelor kompetent për të vepruar sipas raportit konkret në të cilin është konstatuar keqpërdorim i mundshme dhe veprim kundërligjor. Njëkohësisht, arritën marrëveshje që të forcohet komunikimi ndërmjet ESHR-së dhe PPTH-së nëpërmjet personave për kontakt të cilët janë caktuar në të dy institucionet.

Punëtoria u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit të ESHR-së me Fondacionin Vestminster për Demokraci në shtet (WFD) dhe paraqet një nga përkufizimet e aktiviteteve të përbashkëta në Memorandumin për mirëkuptim të cilën e nënshkruan kohë më parë, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Prokuroria Publike e Republika e Maqedonisë së Veriut.