dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Debat publik për Propozim - Ligjin për revizionin shtetëror

14.03.2022
Слика
Јавна расправа за драфт верзија на Законот за државна ревизија

Sot, Enti Shtetërore i Revizionit në bashkëpunim me Fondacionin për Demokraci Vestminster organizuan event/debat publik në të cilin u prezantua Propozim - Ligji për revizion shtetëror. Në event në mënyrë aktive morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit të RMV-së, përfaqësues të institucioneve shtetërore, delegacionit të BE-së në Shkup, institucioneve profesionale, bashkësisë akademike, organizatave qytetare dhe të punësuarit e Entit Shtetëror të Revizionit.

Në fjalën e tij hyrëse, kryerevizori shtetëror  mr. Maksim Acevski duke falënderuar të pranishmit në event theksoj se me Propozim - Ligjin për revizionin shtetëror do të sigurohet pavarësia financiare dhe operative e institucionit suprem të revizionit. Me këtë rast shtoi se pret që teksti i propozuar ligjor të gjejë mbështetje nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë event me fjalim u drejtuan edhe z. Freck Janmann, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në vend, znj. Snezana Kaleska Vançeva, përfaqësuese e Kuvendit të RMV-së,
mr. Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, dr. Shiret Elezi, përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe z. Damir Neziri, përfaqësues i Fondacionit për Demokraci Vestminster në vend.

Propozim - Ligji për revizionin shtetëror u arsyetua nga zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi dhe ndihmëse e kryerevizorit shtetëror Dobrinka Veskovska, të cilët shqyrtuan përfitimet kryesore nga miratimi i këtij ligjit.

Në pjesën e diskutimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre që do të shqyrtohen dhe do të inkorporohen në Propozim - Ligjin për revizionin shtetëror.

Miratimi i Ligjit në fjalë për revizionin shtetëror do të sigurojë veprimin sipas rekomandimeve të dhëna nga ana e Bashkimit Evropian dhe në të njëjtën kohë do të sigurojë pavarësinë financiare dhe operative të Entit Shtetëror të Revizionit.