dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Соопштенија и вести

29.01.2020
Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski dhe znj. Tanja Janevska, ndihmëse e revizorit kryesor shtetëror, realizuan takim me z. Simon Grum dhe znj. Di Haj, ekspert të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në lidhje me zbatimin e Vlerësimit për menaxhimin e investimeve publike (PIMA).
20.01.2020
Enti Shtetëror i Revizionit ishte nikoqir i takimit te e cila prezantuan përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Shkup, z. Vrek Janmat – shef i departamentit për ekonomi dhe znj. Paulina Stanoeva – menaxhere programuese, të cilët realizuan takim me revizorin kryesor shtetëror, z. Maksim Acevski, këshilltari i RKSH-së
10.01.2020
Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski mbajti takim pune me kryetarin e Qendra për Komunikim Qytetar, German Filkov dhe drejtoresha e programeve, Sabina Fakiq.
08.01.2020
Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski mbajti takim pune me kryetarin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski dhe drejtorin mbikëqyrës të Shoqatës, Dragan Sekullovski.
03.01.2020
Shoqërimi tradicional para Vitit të Ri i fëmijëve të të punsuarve në Entin Shtetëror të Revizionit është bërë traditë, por këtë viti u pasurue edhe me mbjelljen e fidanëve nga ana e tyre, ky aksion u realizue në koordinim me Ndërmarrjen publike parqe dhe gjelbërime, me ç’rast këtë vitë u mbjellën fidanët edhe nga vetë fëmijët.
03.01.2020
Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski i dorëzoj vendimet e reja të katërt të punsuarve në Entitn Shtetëror të Revizionit të cilët nga data 01.01.2020 fituan statusin e revizorit të ri. Në vitin e ri Albana Aliu, Ismail Metallari, Metin Bushi dhe Samire Bislimi do ta forcojnë kuadrin aktual të revizorëve në Entin Shtetëror të Revizionit dhe do të fillojë me punën e revizorit në terren.
30.12.2019
Duke vepruar në pajtim me Vendimin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerje dhe dhënie të sendeve të tundshme për shfrytëzim të përhershëm Komunës së Makedonski Brodit të miratuar më 08.10.2019, me numër 45-3508/1, revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski, duke e përfaqësuar Entin Shtetëror të Revizionit dhe kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, z. Zhivko Siljanoski më 25.12.2019, nënshkruajtën Marrëveshje për dhënien e sendeve të tundshme për shfrytëzim të përhershëm
26.12.2019
Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski e mbajti kolegiumin e parë të ESHR-së në përbërjen e forcuar të kuadrit dhe me disa pika të rendit të ditës mes të cilave ishte edhe  propozimi  i programit vjetor të punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020, propozim mbi baza të kriteriumeve të ndërtuar të përcaktuar në aktet interne të ESHR-së.
24.12.2019
Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski e mbajti mbledhjen e parë të punës me të gjithë të punsuarit në Entin Shtetëror të Revizionit, ai i falënderoj kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shtriu dorën për të gjithë të punësuarve për bashkëpunim të mëtutjeshëm me ç’rast tha