dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U mbajtë kolegiumi i parë i ESHR-së në përbërje të forcuar

26.12.2019

U përcaktue propozimi për Programin Vjetor për vitin 2020

Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski e mbajti kolegiumin e parë të ESHR-së në përbërjen e forcuar të kuadrit dhe me disa pika të rendit të ditës mes të cilave ishte edhe  propozimi  i programit vjetor të punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020, propozim mbi baza të kriteriumeve të ndërtuar të përcaktuar në aktet interne të ESHR-së. Në këtë drejtim antarët e kolegiumit i shqyrtuan dhe diskutuan për kërkesat e arritur për kryerje revizion dhe sjellën vendim konkrekt e cila do të implementohet gjatë miratimit të programit vjetor nga ana e revizorit kryesor shtetëror (deri më 31.12.2019).

Në kolegium u diskutue edhe për  shkallën e implementimit dhe realizimit të programit vjetor aktual të punës në vitin 2019, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e të njejtës. Nga ana e antarëve të komisionit për sigurim të cilësisë së revizionit u prezentuan informata për realizimin e planit vjetor të vitit 2019, ndërsa u propozue edhe plani ri për vitin 2020.

Këshilltari i RKSH-së për praktikë dhe metodollogji të revizionit e informoj kolegiumin për realizimin e „Planit Vjetor për vazhdimisin e trajnimeve dhe përsosmëri profesionale në vitin 2019“, me ç’rast e propozoj edhe draft-planin për vitin e ardhshëm.

Diskutimet tjera të kolegiumit ishin rreth propozim-buxhetit të ESHR-së/planit financiar të ESHR-së për vitin 2020, shqyrtim të subjekteve te të cilat është e nevojshëm zbatimi i kontrollit te masat e marra sipas rekomandimeve të dhënë nga ana e revizorit të autorizuar shtetëror, si dhe shqyrtimi i raporteve finale nga projektet e përfunduar të ESHR-së dhe ndërmarrja e aktiviteteve sipas rekomandimeve të dhënë në to. 
Kolegiumi mori vendim për dhënjen e sendeve të lëvizshme Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Makedonski Brodit, aktivitet e cila do të realizohet deri në fund të vitit 2019.