dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i Gjyqit për revizion të Republikës së Sllovenisë në vizitë të ESHR-së

07.03.2024

Në periudhën 5-6 mars 2024, në takim pune në Entin Shtetëror të Revizionit qëndroi Kryetarja e Gjyqit të revizionit, znj. Jana Ahçin e cila së bashku me bashkëpunëtorët e vetë realizoi takim pune me Kryerevizorin shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizorin shtetëror, mr. Orhan Ademi.  

Në takimin e punës, përfaqësuesit nga dy Institucionet Supreme të Revizionit patën diskutime konstruktive për disa tema dhe fusha të përbashkëta ku shkëmbyen përvoja dhe praktika pozitive, veçanërisht në pjesën e rolit dhe rëndësisë së institucioneve të revizionit në sistemin për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, proceset e komunikimit dhe rezultatet e arritura në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucionit, si dhe për revizionin e mjeteve të BE-së dhe aktivitete të tjera në kryerjen e revizionit shtetëror.

Gjatë kohës së takimit bilateral, përfaqësuesit e dy institucioneve supreme të revizionit realizuan vizitë pune në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku u takuan dhe biseduan me nënkryetarin e Kuvendit, z. Goran Misovski.

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetarja e Gjyqit për revizion të Republikës së Sllovenisë znj. Jana Ahçin shprehen kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm mes dy institucioneve, duke theksuar pritshmëritë për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen dhe vazhdimin dhe thellimin e suksesshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit.