dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Ambasadori i Italisë në vendin tonë e vizitoi Entin Shtetëror të Revizionit

26.01.2024

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët e vetë, realizuan takim pune me Ambasadorin Italian në vendin tonë, SH.T. z. Andrea Silvstri dhe Zëvendës udhëheqësin e misionit z. Mario De Rosa. 

Në takimin e punës, Kryerevizori shtetëror shprehi falënderim për bashkëpunimin dhe marrëdhënien miqësore ndërmjet dy vendeve, e njoftoi Ambasadorin e Italisë në vendin tonë me aktivitetet dhe rezultatet e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit në vend. Mandej, e informoi se ESHR tashmë ka  vendosur komunikimin dhe bashkëpunimin me Gjykatën e Llogarive në Itali, e cila në periudhën e ardhshme pritet të formalizohet.    

Ambasadori Silvestri, i cili për herë të parë e vizitoi Entin Shtetëror të Revizionit, shprehi kënaqësi që pati mundësi të jetë prezent në institucionin tonë, veçanërisht duke pasur parasysh rendësin e ESHR-së dhe rezultatet e arritura si vlerë e shtuar në shoqëri.