dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për trajtimin e raporteve përfundimtare të revizionit

18.01.2024

Më 18 janar 2024, punonjës të Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kabinetit të zëvendëskryeministres për politik dhe qeverisje të mirë, mbajtën punëtori me temë ,,Përmirësimi i mënyrave për shfrytëzim më të mirë të të dhënave dhe rekomandimeve të përmbledhura në raportet përfundimtarë të revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit’’.

Në fjalimet e tyre hyrëse, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryeministrja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, znj. Sllavica Grkovska, shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin dhe komunikimin e suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar përkushtimet për krijimin e një mjedis kontrolli cilësorë dhe një sistem efikas për të vepruar sipas gjetjeve dhe rekomandimeve të përmbledhura në raportet.  

Njëkohësisht, konstatuan se në sistemin për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit është e nevojshme të promovohet praktika pozitive e punës së suksesshme në sektorin publik duke përfshirë nevojën për mbështetje gjithëpërfshirëse nga organet kompetente dhe palët e interesuara.

Përveç përfaqësuesve nga të dyja institucionet, në punëtori mori pjesë edhe znj. Besa Arifi, profesoreshë e së drejtës penale dhe përfaqësuese e GRECO-s në vend dhe znj. Snezhana Lupevska, gazetare hulumtuese dhe producente televizive.