dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me përfaqësuesit e Qendrës për përsosmëri në financat

17.01.2024

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtor e tij në takim pune mirëpritën znj. Jana Repanshek, drejtoresh e Qendrës për përsosmëri në financat (CEF) Slloveni dhe bashkëpunëtorët e saj, znj. Natasha Ilieva Acevska, oficere e lartë në fushën e ekosistemeve të udhëheqjes dhe të mësuarit dhe znj. Aleksandra Tekijashki, oficere e lartë në fushën për programe dhe mbledhjen e mjeteve.  

Në frymën e përfitimeve të shkëmbimit dhe menaxhimit të njohurive, ishte edhe takimi i sotëm i punës me qëllim thellimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur të frytshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve.

Fuqia e menaxhimit efektiv me njohuritë dhe aspiratat e Entit Shtetëror të Revizionit, për t'u bërë organizatë që mëson, me mbështetjen e CEF-it, do të kontribuojë në edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin e kapaciteteve të nëpunësve të institucioneve publike, veçanërisht në fushën e menaxhimit me financat publike, me qëllim rritjen e efikasitetit, ekonomizimit dhe efektivitetin e shfrytëzimit të mjeteve publike dhe krijimin e një mjedisi efikas kontrolli, ishte në fokusin e takimit të sotëm të punës.   

Në periudhën e ardhshme, do të intensifikohet bashkëpunimi nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së punonjësve të ESHR-së, si pjesëmarrës aktivë në trajnimet e organizuara nga CEF, gjithashtu edhe si ekspertë të cilët do të ndajnë njohuritë dhe praktikat e tyre më të mira në fusha të caktuara.