dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Rezultatet e prezantuara nga Sistemi kombëtar i integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

12.01.2024

Nën organizimin e Transparency International – Maqedoni sot u prezantuan rezultatet nga Sistemi Kombëtar i Integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë eventë kryetarja znj. Sllagjana Taseva, prezantoi rezultatet nga Sistemi Kombëtar i Integritetit, duke theksuar shtyllat më të dobëta dhe më të vlerësuara, duke theksuar se sistemi maqedonas i integritetit kombëtar vazhdon të karakterizohet me dominimin e pushtetit ekzekutiv dhe dobësitë e institucioneve tjera kyçe.

Ndër shtyllat më të vlerësuara sipas raportit të Transparency International - Maqedoni janë Enti Shtetëror i Revizionit dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Me këtë rast, fjalim mbajti edhe Kryerevizori shtetëror, mr Maksim Acevski cili para të pranishmëve shprehu kënaqësinë që udhëheq me institucion në të cilën punojnë të punësuarit me shkallë të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe integritetit.

Duke preyantuara aktet metodologjike për parandalimin e korrupsionit, politikën e integritetit, si dhe dokumente dhe akte të tjera që vërtetojnë rezultatet dhe transparencën e Entit Shtetëror të Revizionit, theksoi edhe një herë domosdoshmërinë që në vendin tonë të njohim dhe vlerësojmë përfundimisht historitë e suksesit në sistemin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit do të përpiqet me përkushtim maksimal të kontribuojë nëpërmjet gjendjeve të konstatuara në raportet përfundimtare të revizionit në krijimin e një mjedisi kontrolli cilësor dhe efikas.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të shumtë nga institucionet kompetente për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, trupi diplomatik, organizatat civile dhe mediat.