dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Sa ndihmojnë masat shtetërore në zbutjen e ndryshimeve klimatike

04.07.2022
Слика
Климатски промени

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
  -
Njoftim për mediumet-       

Shkup, 04.07.2022

Sa mund të ndihmojnë masat dhe politikat shtetërore në zbutjen e ndryshimeve klimatike  

 

Foto 1

Enti Shtetëror i Revizionit nëpërmjet revizionit të kryer të suksesit me temë “Masat dhe politikat e marra nga ana e RMV-së/autoritetet kompetente me qëllim të zbutjes së ndryshimeve klimatike” iu bashkua radhës së institucioneve që përpiqen ta reduktojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Qëllimi ishte t’i përgjigjej pyetjes: "A janë vendosur kushte ligjore dhe institucionale në RMV për zbatimin e masave dhe politikave të miratuara në lidhje me zbutjen e ndryshimeve klimatike?"

Nga revizioni i kryer është konstatuar se korniza juridike dhe institucionale e vendosur në RMV nuk i siguron të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin dhe monitorimin efikas dhe efektiv të masave dhe politikave të miratuara për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Janë miratuar numër i madh i dokumenteve strategjike, planifikuese dhe programore në nivel nacional dhe vendor, por aktivitetet e përkufizuara për zbutjen e ndryshimeve klimatike në to, nuk janë zbatuar plotësisht dhe nuk monitorohet zbatimi i tyre.        

Komiteti Nacional për ndryshimet klimatike i RMV-së është themeluar në vitin 2003, i cili duhet të ofrojë udhëzime për veprimet e përgjithshme klimatike, si dhe të kontribuojë në integrimin e aktiviteteve në politikat, planet dhe masat sektoriale, por nuk funksionon në praktikë, d.m.th. ekzistenca e tij është nga natyra formale.

 

Foto 2

Efekti  serrë

Nuk është vendosur sistem për inventarizimin e emetimeve të gazrave serrë, ndërsa Inventari nacional i emetimeve të gazrave serrë është vendosur nga më shumë institucione. Pikërisht për këtë nuk ekziston baza e të dhënave të vetme për emetimet e gazrave serrë në një vend, që e bën të vështirë përdorimin e tyre gjatë përgatitjes së dokumenteve nacionale strategjike, planifikuese dhe programuese për veprimin klimatik.   

 Mungon lidhja funksionale dhe koordinimi ndërmjet institucioneve në nivel nacional dhe lokal gjatë zbatimit të masave dhe aktiviteteve për planifikimin e politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe monitorimin e tyre.

Mungesa e burimeve financiare, njerëzore dhe teknike, si parakusht i rëndësishëm për integrimin e politikave klimatike në të gjitha sektorët, kontribuon më tej në mosarritjen e efekteve të dëshiruara për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Në dispozitat ligjore mungon përkufizimi i qartë për financimin klimatik dhe nuk ekziston shënim klimatik i buxhetit, gjegjësisht mungon sistemi për monitorimin dhe konfirmimin e efekteve nga shpenzimet publike të bëra për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Në raportin e revizionit është paraqitur financimi i aktiviteteve për të reduktuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në disa institucione.

 Pikërisht në periudhën 2017 - 2021, nga 5% deri në 1.8% të fondeve të programit për investime në mjedisin jetësor në MMJPH janë përdor konkretisht për përgatitjen e planit, strategjisë dhe aktiviteteve edukative;

    

Foto 3

                     

 

Në pajtim me Ligjin për mjedisin jetësor është paraparë:

  • kompensimi për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile dhe tatimpaguesit janë të detyruar ta paguajnë atë në llogarinë përkatëse në fletëpagesë në kuadër të llogarisë së thesarit dhe
  • fondet e mbledhura nga ky kompensim duhet të përdoren për financimin e programeve dhe aktiviteteve për menaxhimin me mjedisin jetësor në lidhje me ndikimet e sektorit të energjisë.

Për periudhën 2018 - 2019, nga  Qeverisa e RMV-së janë miratuar dy vendime individuale për ndarjen e mjeteve të realizuara në bazë të këtij kompensimi si grante të dedikuara për komunat. Është përcaktuar se shkalla e realizimit të këtyre vendimeve është 15% në vitin 2019 dhe 36% në vitin 2021.

Në periudhën 2017-2020, Qeveria e RMV-së, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, miratoi Program Vjetor për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri, me të cilin janë siguruar 242.700 mijë denarë, ndërsa janë realizuar gjithsej 193.414 mijë denarë.

Gjithashtu, ka miratuar edhe Programin për mbështetjen financiare të prodhimit të energjisë elektrike nga prodhuesit preferencialë që shfrytëzojnë premium për vitin 2019 për të cilin janë siguruar 20.000 mijë denarë. Duke përfshirë edhe vitin 2021 janë publikuar 3 shpallje publike për dhënien e marrëveshjeve për të drejtën e shfrytëzimit të premive, ndërsa janë lidhur 38 marrëveshje dhe janë vënë në funksion 6 elektrocentrale fotovoltaike.

Në periudhën 2014-2017, për ndikim të drejtpërdrejtë në zbutjen e ndryshimeve klimatike si ndihmë ndërkombëtare, janë marrë 114 milionë USD nga burime të ndryshme, ndërsa në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2019 janë marrë 25.1 milionë USD ($).

Ndihma financiare e marrë në vitet 2018 dhe 2019 sipas burimit të mjeteve, të shprehur në mijëra USD është paraqitur në fotografinë si vijon:

Foto 4

             
 

Me revizion u përfshin edhe institucionet të cilat marrin pjesë drejtpërdrejt ose indirekt në krijimin e masave dhe politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe si vijojnë: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Agjencia për Energji, Njësia e Vetëqeverisjes Lokale, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe një organizatë joqeveritare.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, deri te institucionet kompetente revizorët dhanë rekomandime të cilët bazohen te rezultatet nga revizionet e kryera dhe janë në funksion të përmirësimit të realizimit të kompetencave të institucioneve në shtet, me qëllim që të sigurohet vlera e shtuar në drejtim të zbutjes së ndryshimeve klimatike në shtet.

Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203
[email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]