dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbështetje për Propozim-ligjin për revizionin shtetëror

07.04.2022
Слика
Средба во собранието

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, kryetari dhe zëvendëskryetari i Zyrës Nacionale të Revizionit të Republikës së Bullgarisë Cvetan Cvetkov dhe Toshko Todorov realizuan takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e Kuvendit me Entin Shtetëror të Revizionit, duke treguar edhe një herë mbështetjen për rolin e rëndësishëm dhe kyç të ESHR-së si institucion që kryen revizion në të gjitha institucionet kyçe. Në periudhën e ardhshme pritet të nënshkruet edhe Memerandumi për bashkëpunim ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit, me të cilën do të sigurohet ndër të tjera edhe shqyrtimi i Raporteve Përfundimtare të revizioneve dhe masave të ndërmarra sipas rekomandimeve të dhënë.

Arësya kyçe për këtë takim ishte bashkëpunimi i suksesshëm i institucioneve të revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë si partner në kuadër të tvining projektit ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikqyrja parlamentare'' MK 18 IPA F1 03 20 të financuar nga Bashkimi Evropian, ku produkti më serioz është hartimi i propozim-ligjit për revizionin shtetëror, që është në fazën e shqyrtimit dhe miratimit nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit.

Kryetari Cvetkov falënderoi për mundësin e dhënë për takim me kryetarin e Kuvendit si partner kryesor i institucioneve revizore, gjithashtu shprehu kënaqësinë për marrëdhënien miqësore dhe profesionale ndërmjet dy institucioneve supreme të revizionit, që është shembull i suksesshëm se si duhet të bashkëpunojnë institucionet e vendeve fqinje.