dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Partneriteti kundër korrupsionit

19.03.2024

Më datën 18.03.2024, Kryerevizori shtetëror, mr. Makim Acevski, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, mbajti takim pune me znj. Don Karmen, drejtoreshë e Zyres për Zhvillim të USAID në vend dhe znj. Barbara James, drejtoreshë e projektit "Partneriteti kundër korrupsionit".

Në takimin e mbajtur, Kryerevizori shtetëror, mr. Makim Acevski, prezantoi rezultatet e punës së ESHR-së, dhe në të njëjtën kohë u diskutuan dhe rishikuan aktivitetet në kuadër të  komponenteve të projektit.

Projekti ,,Partneriteti kundër korrupsionit’’, i financuar nga USAID, është planifikuar të zbatohet në periudhën 2024-2028, në të cilën Enti Shtetëror i Revizionit do të jetë bartës i aktiviteteve së bashku me institucionet tjera në sistemin për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit.

Qëllimi i këtij projekti është që Enti Shtetëror i Revizionit, si një nga institucionet kyçe në zbatimin e qëllimeve të projektit, në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kontribuojë në forcimin dhe avancimin e sistemit për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në vendin tonë.