dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përqindja (%) e lartë e humbjes së ujit të pijshëm ndikon në rentabilitetin e funksionimit të NPK Standard-Dibër

13.03.2024

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT  
- Njoftim për mediumet-

Shkup 13.03.2024

Përqindja (%) e lartë e humbjes së ujit të pijshëm ndikon në rentabilitetin e funksionimit të NPK Standard-Dibër

 

Rentabiliteti dhe vazhdimësia e NPK-së vihet në pikëpyetje për shkak të numrit të madh të parregullsive të konstatuara në funksionim dhe përqindjes së lartë të ujit të pafaturuar prej 81%.

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike Komunale ,,Standard’’ Dibër, për vitin 2022.

Janë konstatuar situata, parregullsi dhe mospërputhje në funksionimin e NPK dhe për shkak të rëndësisë së tyre nuk është shprehur mendim për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022, ndërsa për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura është shprehur mendim i pavolitshëm. 

Është konstatuar përqindje e lartë e humbjes së ujit prej 81%, gjegjësisht vetëm 18,8% të ujit për pije faturohet (nga 3.784.320 m3 ujë të pijshëm të prodhuar/furnizuar, faturohen vetëm  712,435 m3).

Gjatë vitit 2022, Komuna Qendër Zhupë është furnizuar me ujë të pijshëm prej 512.460 m3, të cilat nuk janë paguar/ faturuar, gjegjësisht NPK nuk ka lidhur marrëveshje me komunën për rregullimin e të drejtës dhe detyrimeve për furnizimin me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e sistemit, e cila ka për efekt më pak të ardhura të realizuara të ndërmarrjes në vlerë prej 9,737 mijë denarë, më pak tatimi i llogaritur i vlerës së shtuar dhe kompensimin për ujë të cilat paraqesin të ardhura në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Gjithashtu për një pjesë të përdoruesve, sasitë e ujit të konsumuar janë llogaritur ne mënyrë jo reale, gjegjësisht vetëm 40% e tyre faturohen për sasitë e ujit të konsumuar realisht të matura me ujëmatës, ndërsa të tjerëve ju faturohet uji i konsumuar për anëtar të familjes (paushall).  

Me revizionin e kryer është konstatuar se ndërmarrja kryen largimin e ujërave të zeza, edhe pse nuk ka fituar të drejtën (lejen) ujore të lëshimit të ujit për sistemet me të cilat disponon, gjë që vë në pikëpyetje aftësinë dhe përgjegjësinë e tij si ofrues i shërbimeve. Njëherazi, ndërmarrja në faturat e ujit për sasitë e përcaktuara për largimin e ujërave të zeza, nuk e llogarit dhe deklaron veçmas kompensimin për lëshimin e ujit në lartësi prej 1% të çmimit të përcaktuar të shërbimit, që ka efekt më pak mjete të realizuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në drejtim të detyrimit për mbrojtjen dhe avancimit të mallrave me interes të përgjithshëm dhe politikën afariste të ndërmarrjes publike, revizorët konstatuan se gjatë vitit 2022, është kryer shlyerje e kërkesave në shumë prej 1,345 mijë denarë për personat fizik dhe 3,315 mijë denarë për persona juridikë, për të cilat nuk është miratuar Vendim nga Bordi Drejtues.

Janë konstatuar parregullsi edhe në mënyrën e llogaritjes dhe përcaktimit të rrogës bruto të punonjësve, si dhe është vënë praktika e pagesës me para të gatshme të pagave neto për punonjësit, përmes thesarit të ndërmarrjes, për të cilat nuk ekziston dëshmi/vërtetim për shumën e paguar, e cila gjatë vitit 2022 ka qenë 13.669 mijë denarë. Gjithashtu, nuk është përcaktuar maksimumi i thesarit, ndërsa mjetet nga tregu ditor të pranuara me para në dorë nuk paguhen me kohë në llogarinë e transaksionit të ndërmarrjes.                                                                                                                         

Nevojat për resurse njerëzore ndërmarrja publike i siguron me punësim të personave me kontrat pune,  për të cilat në vitin 2022 janë evidentuar shpenzime në vlerë prej 3,469 mijë denarë. Nuk ka kritere të shkruara për marrjen në punë të njerëzve si në aspektin e kualifikimeve dhe kompetencave profesionale, ashtu edhe për nga lartësia e kompensimeve.

Në vitin 2022, janë kryer prokurime të mallrave dhe shërbimeve në shumë prej 4.096 mijë denarë, për të cilat nuk është zbatuar procedurë për PP. 

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga ana e institucioneve kompetente dhe personat përgjegjës. 

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]