dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Nevojitet forcimi i politikave për zbatimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm

05.03.2024

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                                                   

- Njoftim për mediat -

Shkup, 05.03.2024

Nevojitet forcimi i politikave për zbatimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm

Për shkak të dobësive të caktuara në strukturën e menaxhimit, procedurave, kapaciteteve administrative, komunikimin dhe informimin, financimin dhe sistemin e monitorimit, institucionet dhe organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut pjesërisht janë të përgatitura për zbatimin e Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë “Gatishmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm deri në vitin 2030” me qëllim që t’i përgjigjet pyetjes: “A janë institucionet dhe organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gatshme për zbatimin e Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm deri në vitin 2030?”

Edhe përkundër vendosjes së kornizës së mirë institucionale dhe strategjike për zbatimin e detyrimeve të Agjendës 2030, për shkak të dobësive të caktuara në: strukturën e menaxhimit, procedurave, kapaciteteve administrative, komunikimin dhe informimin, financimin dhe sistemin e monitorimit, institucionet dhe organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut pjesërisht janë të përgatitura për zbatimin e Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Korniza strategjike ekzistuese e vendit relativisht mirë i përfshin aspektet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm. Për shkak që Strategjia Nacionale për Zhvillim të Qëndrueshëm (SNZHQ) nuk është reviduar dhe në tërësi e përshtatur në përputhje me indikatorët dhe qëllimet e Agjendës 2030, përgatitet Strategjia Nacionale e Zhvillimit (SNZH), ndërsa dokumentet strategjike sektoriale kryesisht i pasqyrojnë udhëzimet dhe parimet e parapara me QZHQ-në, për shkak që pajtueshmëria e planifikimit strategjik të zhvillimit me QZHQ-në është në nivel prej 83%, gjegjësisht 95% nëse merret parasysh edhe implementimi i 55 konventave ndërkombëtare të ratifikuara.

Pajtueshmëria e plotë (mbulimi i të gjitha nën-qëllimeve nga QZHQ-ja konkrete) është përcaktuar me QZHQ 4 (arsimi), QZHQ 6 (uji), QZHQ 7 (energjia), QZHQ 9 (infrastruktura dhe industrializimi) dhe QZHQ 16 (udhëheqja gjithëpërfshirëse). Shkalla më e ulët e pajtueshmërisë prej 50% është arritur te QZHQ 10 (pabarazia ndërmjet dhe në vendet).

slika_1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga analiza e kryer e strukturës organizative dhe institucionale për implementimin e SNZHQ-së, me revizionin është konstatuar funksionaliteti i penguar për shkak të kapaciteteve të dobëta administrative, mungesa e të gjitha trupave të paraparë për mbështetje dhe procedurat me kompetenca dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë.

Gjithashtu, është konstatuar mungesa e komunikimit të rregullt ndërinstitucional, si dhe mungesa e kanaleve efikase për komunikim dhe informim me qëllim të përfshirjes së palëve të interesuara dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik. Vetëm 5% e të anketuarve nga hulumtimi i kryer janë prononcuar se janë vendosur kanalet e komunikimit dhe informimit për palët e interesuara dhe publikun, ndërsa efikasitetin e tyre e vlerësojnë si të pjesshëm, ndërsa 77% e tyre konsiderojnë se nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme për pjesëmarrjen aktive në procesin e përshtatjes së kornizës nacionale me QZHQ-në.

Mënyra e përhershme e buxhetimit nuk jep pasqyrë të qartë për faktin se sa nga mjetet buxhetore të planifikuara dhe të realizuara janë të orientuara në funksion të arritjes së qëllimeve dhe nën-qëllimeve të caktuara për zhvillimin e qëndrueshëm dhe nuk mundëson ndjekje efikase të rezultateve nga aktivitetet e financuara.

Me revizion është konstatuar edhe shfrytëzimi jo i plotë i mjeteve në dispozicion të dedikuar në përputhje me Strategjinë 5-vjeçare për Mobilizimin e Mjeteve dhe Partneriteteve për Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm (KBZHQ). Në fakt, në vitin 2021, KB-ja në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë disponuar me mjete në shumë totale prej 44,9 milion dollarë, nga të cilat janë shfrytëzuar 35,6 milion dollarë, gjegjësisht 79%, ndërsa në vitin 2022 nga 37,4 milion dollarë në dispozicion, janë shfrytëzuar vetëm 31,3 milion dollarë, gjegjësisht 84%.      

2                                                    

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndjekja dhe kontrolli i progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm nga Agjenda 2030 kryhet nëpërmjet më shumë dokumenteve: Analiza për konstatimin e mangësive, Vlerësimi i shpejtë i integruar, Kontrolli nacional vullnetar dhe raportet vjetore nga Komiteti i Përbashkët Drejtues. Nga korniza globale e indikatorëve, për Republikën e Maqedonisë së Veriut në dispozicion janë 155 ose (63%), dhe pjesa më e madhe dalin nga programi i punës i Entit Shtetëror të Statistikës, ndërsa indikatorët e tjerë sigurohen nga institucionet tjera përkatëse.    

Sistemi jo i vendosur për mbledhjen dhe ndjekjen e të dhënave nga më shumë institucione, nuk e lehtëson procesin e njoftimit si mbështetje të mekanizmit për llogaridhënie. Në këtë drejtim, mungon platforma e faqes së internetit të Entit Shtetëror të Statistikës, me të cilën do të mundësohet që të dhënat dhe meta-data informacionet dhe burimet e informacioneve për QZHQ-në, si dhe indikatorët të monitorohen në vazhdimësi.                                                                                                                                                                                       

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Suksesi lidhur me arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm sipas indikatorëve

https://dashboards.sdgindex.org/profiles/north-macedonia

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]