dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Barnat e reja për fibroz cistike nuk janë në dispozicion për të gjithë pacientët

13.02.2024

                                                                                

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                                                                                - Njoftim për mediumet-                             

Shkup, 13.02.2024

Barnat e reja për fibroz cistike nuk janë në dispozicion për të gjithë pacientët

Për prokurimin e një pjese të barnave për fibroz cistike, që realizohet edhe nëpërmjet Programit për trajtimin e sëmundjeve të rralla në kuadër të ministrisë, për vitin 2022 dhe 2023 Klinika ka siguruar mjete në shumë totale prej 180.350 mijë denarë, gjegjësisht rreth 2.9 milionë euro, që mjaftojnë vetëm për 15 pacientë nga 140 pacientë të regjistruar

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë në Institucionin e Shëndetit Publik Klinika Universitare për Sëmundje te Fëmijët për vitin 2022.

Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje dhe mospërputhje të natyrës së ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e mendimit me rezervë në lidhje me realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore relevante për vitin 2022.

Me revizionin e kryer është konstatuar se Klinika për Sëmundje të Fëmijëve njëherazi është edhe qendër për trajtim të pacientëve të cilët janë të sëmurë nga fibroza cistike, ndërsa një pjesë e tyre trajtohen me barna të cilat nuk janë të listën pozitive të barnave për të cilat ofrohet kompensim nga Fondi ose prokurohen nëpërmjet programit për trajtim të sëmundjeve të rralla nga Ministria e Shëndetësisë.  

Përkatësisht, përmirësimi i trajtimit dhe mënyrës së trajtimit të pacientëve ka filluar në vitin 2008 kur në listën pozitive të barnave janë futur tre barna inhalatore, të cilat u shpërndahen pacientëve nëpërmjet farmacive të insulinës, por në periudhën që vijon, në treg janë në dispozicion gjeneratat e reja të barnave për trajtimin e fibrozës cistike, të cilat deri në ditën e revizionit nuk janë futur në listën pozitive të barnave.

Klinika për sëmundje të fëmijëve për prokurimin e një pjese të barnave, që realizohet edhe nëpërmjet Programit për trajtimin e sëmundjeve të rralla në kuadër të ministrisë, për vitin 2022 dhe 2023 ka siguruar mjete në vlerë totale prej 180.350 mijë denarë, gjegjësisht rreth 2,9 milionë euro. Shuma e siguruar është e mjaftueshme për blerjen e terapisë vetëm për 15 pacientë, ndërsa sipas dokumentacionit të bashkangjitur, janë regjistruar nga 130 deri në 140 pacientë që vuajnë nga fibroza cistike.

Duke mos hyrë në korrektësinë mjekësore të vendimeve të mjekëve dhe mos kontestimi i nevojës për përfshirjen e pacientëve në terapinë përkatëse, gjendja me buxhet të kufizuar dhe numër të kufizuar pacientësh të cilëve u jepet terapia çon në ekzistencën e rrezikut të subjektivizmit në përzgjedhjen e pacientëve që do të përfshihen në terapi. Prandaj, me revizionin është theksuar se është e nevojshme Klinika në bashkëpunim me Fondin dhe Ministrinë të marrin aktivitete për sigurimin e mjeteve për terapi për të gjithë pacientët për të cilët ka dëshmi se i plotësojnë kriteret mjekësore, të konfirmuar nga një këshill mjekësor dhe kolegjium profesional.

Në kuadër të shërbimeve shëndetësore që ofron Klinika është edhe sigurimi i hormonit të rritjes, për të cilin gjatë vitit 2022 janë realizuar shpenzime në vlerë prej 67 milionë denarë. Me kontrollën e kryer në specifikacionet teknike është konstatuar se lënda e prokurimit është nda në pesë pjesë për prokurim të hormonit për rritje me të njëjtin emër gjenerik dhe të njëjtin kod ATC, d.m.th. blihet i njëjti medikament në secilën pjesë dhe diferenca midis pjesëve i referohet vetëm sasisë së një lënde aktive– ilaçit në sasinë e tretësirës,  gjegjësisht forma të ndryshme të dozimit farmaceutik të ilaçit në të cilin kryhet shitja komerciale.

Për secilën pjesë është paraqitur një ofertë, e cila zgjidhet si më e favorshme, dhe për këtë arsye u prokurua hormoni i rritjes me të njëjtin emër gjenerik, por nga 4 prodhues/marka të ndryshme, vlerat e njësive e të cilëve ndryshon, disa prej të cilave janë më të shtrenjta sepse janë origjinale, ndërsa barnat më të lira janë bio-të ngjashme, çmimi i të cilave në raport me origjinalet është më i ulët për 58%.

slika_1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

Në pajtim me arsyetimin e dhënë nga personat përgjegjës të Klinikës dhe personeli mjekësor se terapia hormonale ka të njëjtin efekt mjekësor pavarësisht nga prodhuesi i hormonit që aplikohet, dhe nuk është e këshillueshme nga pikëpamja mjekësore të ndërrohet prodhuesi i barnave gjatë trajtimit, revizioni është i mendimit se Klinika në bashkëpunim me Ministrinë është e nevojshme të vlerësoj mënyrën se si pacientët i bashkohen terapisë dhe në të cilën hartohen specifikimet teknike, për të siguruar arritjen e çmimeve më të ulëta në procedurën e prokurimit publik.

Me revizionin e kryer gjithashtu është konstatuar edhe zbatimi dhe respektimi joadekuat dhe jo konsekuent i Ligjit për prokurime publike në pjesën e procedurave që ndikon në konkurrencë dhe përdorimin ekonomik, efikas dhe efektiv të mjeteve publike.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim të marrjes së aktiviteteve dhe masave nga ana e institucioneve kompetente dhe personat përgjegjës.

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]