dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

CIPFA me mbështetje për akreditim të Entit Shtetëror të Revizionit

18.01.2024

Rritja e disponueshmërisë së ofrimit efektiv dhe inovativ të kurseve të CIPFA-së, si dhe mbështetja për trajnime për menaxhimin rrezikut të korrupsionit, ishin temat e takimit të punës së Kryerevizorit shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe z. Kalid Hamid, drejtor ndërkombëtar i Institutit të Autorizuar për Kontabilitet dhe Financa Publike (CIPFA).

Enti Shtetëror i Revizionit si institucion me integritet dhe profesionalizëm shumë lartë të vlerësuar, i cili vazhdimisht investon në avancimin dhe përforcimin e kapaciteteve të punonjësve të tij, duke iu mundësuar 101 revizorëve të autorizuar shtetëror të marrin Certifikatë Ndërkombëtare për Menaxhimin me Rreziqe të Korrupsionit, nga të cilët 17 prej tyre janë certifikuar edhe si trajnues, krijon mundësi për të zgjeruar aktivitetet e CIPFA duke ofruar mbështetje për akreditim ESHR-së.

Në vazhdim janë negociatat e ndërsjella dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve, të cilët në të ardhmen do të përfitojnë nga aktivitetet e ndërmarra me interes të përbashkët, me qëllim të krijimit të një mjedisi efektiv kontrolli dhe parandalues në luftën kundër korrupsionit dhe llojeve të tjera të veprimeve të papërshtatshme.

Cilësia dhe gatishmëria e dëshmuar deri tani e ESHR-së për të qenë një burim i besueshëm për mbështetjen e ndryshimeve të dobishme në sektorin publik, duke ndërtuar kapacitete nëpërmjet promovimit të mësuarit dhe shkëmbimit të njohurive, mundësojnë ESHR-ja të bartë epitetin e liderit në rajon si institucion suprem i revizionit  i cili është gardian i mjeteve publike dhe mbrojtës i interesave të qytetarëve.