dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Për 1,4 milion euro më pak të hyra në Buxhetin e RMV-së për shkak të kompensimit të papaguar për shfrytëzimin e ujit

16.01.2024

 

                                                                              

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT 

- Njoftim për mediumet-           

Shkup, 16.01.2024

      

Për 1,4 milion euro më pak të hyra në Buxhetin e RMV-së për shkak të kompensimit të papaguar për shfrytëzimin e ujit
 

Nga viti 2020 janë lidhur marrëveshje me bartësit е shërbimeve të ujit për kompensim papaguar në vlerë prej 112.663 mijë denarë, nga të cilat sipas dinamikës së arkëtimit kanë mbetur edhe 89.573 mijë denarë, gjegjësisht 1.4 milion euro për inkasim

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë në Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2022.  

Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mospërputhje të natyrës së ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e opinionit të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore. 

Me revizionin e mënyrës dhe mjeteve për financimin e projekteve të përfshira në Programin për menaxhim me ujërat, në përputhje me të cilat janë paraparë mjete në vlerë të përgjithshme prej 50.940 mijë denarë (51 milion denarë), shpërndarja e të cilave është nën kompetencat e Ministrisë, është konstatuar se nuk është vendosur sistem real dhe objektiv i përzgjedhjes së projekteve, si dhe rrezik për shfrytëzimin joadekuat të mjeteve për shkak të mosekzistimit të kritereve të qarta dhe rregullave specifike për realizimin e këtyre projekteve.  

Njëherazi, me analizë dhe kontroll të kryer të dokumentacionit lidhur me mënyrën e realizimit të Programit Vjetor për menaxhimin me ujërat për vitin 2022, revizionit nuk i është dorëzuar dokumentacion i plotë për të gjitha kërkesat e paraqitura dhe prova të vlerësimit të tyre.

Me kontroll vlerësimit të kryer dhe listave të propozuara të komunave të cilat i plotësojnë kushtet nga programi dhe vendimin e përzgjedhjes, është konstatuar mënyra selektive dhe e paarsyeshme e projekteve të përzgjedhura në ndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e projekteve, si dhe përqindja e mjeteve të miratuara nga ata të cilët kanë kërkuar është e ndryshe dhe varion nga 30% deri 100%.

Gjithashtu, për shkak të mos dorëzimit të raporteve individuale për realizimin e mjeteve nga organeve e adminsitratës, deri te Qeveria nuk është dorëzuar raport për realizimin e mjeteve, gjendje që mund të ndikojë në përcaktimin e nevojave reale për programet e ardhshme dhe aktivitetet investuese gjatë realizimit të Programit të Ujit nga Qeveria në periudhën e ardhshme.

Me revizionin janë konstatuar parregullsi edhe në lidhje me përcaktimin e dinamikës së arkëtimit të kompensimit për shfrytëzimin e të drejtës së ujit e cila është hyrje e Buxhetit të RMV-së.

Janë lidhur marrëveshje me ofruesit e shërbimeve të ujit për pagesën e tarifës së llogaritur të papaguar për shfrytëzimin dhe lëshimin e ujit në disa këste mujore, në vlerë të përgjithshme prej 112.663 mijë denarë (rreth 113 milion denarë). Deri në shtator 2023, nga totali i kësteve mujore të llogaritura në vlerë prej 49.188 mijë denarë (49 milion denarë), të paguara janë 23.090 mijë denarë (23 milion denarë), ose 47%, ndërsa për arkëtim kanë mbetur kompensime të papaguara të cilat janë hyrje të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë totale prej 89.573 mijë (përafërsish 90 milion denarë), gjegjësisht 1.4 milion euro.

Në bazë të Dekretit për Metodologji për shpërndarjen e mjeteve si të ardhura nga kompensimet për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile, dhe me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria çdo vit miraton Vendim për ndarjen e mjeteve të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si dotacione me dedikim për komunat.

Me kontrollin e kryer Vendimit për ndarjen e mjeteve të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si dotacione me dedikim për komunat për vitin 2020, 9 (nëntë) komunave janë ndarë mjete në vlerë totale prej 26.335 mijë denarë (26 milion denarë).

Është konstatuar se nga 9 (nëntë) komunat e caktuara, 4 komuna nuk kanë dorëzuar program për shkak se mjetet të cilat janë ndarë nuk janë të mjaftueshme për realizimin e plotë të projekteve, ndërsa nuk ka bazë ligjore për mjetet e pashfrytëzuara të transferohen për vitin e ardhshëm.

Mjetet e siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mjetet e donatorëve nga projektet aktuale shumëvjeçare të Ministrisë, janë siguruar për realizimin e qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës (2017-2027). Nga kontrolli i kryer, për periudhën nga viti 2020 deri 2022 revizorët konstatuan se mbizotëron përqindja e ulët e mjeteve buxhetore të cilat janë ndarë në sektorin e natyrës

 

grafikon_1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me kontrollin në realizimin e programeve vjetore për mbrojtjen e natyrës për vitet 2020, 2021 dhe 2022, është konstatuar se mjetet e ndara nga Buxheti i shtetit në vlerë totale prej 2.400 mijë denarë dhe mjetet e donatorëve nga projektet shumëvjeçare të Ministrisë në vlerë të përgjithshme prej 375.999 mijë denarë, nuk janë realizuar fare apo në tërësi.

grafikon_2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Parregullsi të caktuara revizorët konstatuan edhe gjatë pagesës së kompensimeve nga regjistrimi i mjeteve motorike dhe mjeteve lundruese që paraqet kompensim ekologjik i cili arkëtohet gjatë regjistrimit të mjeteve motorike dhe mjeteve lundruese nga ana e stacioneve për kontroll teknik dhe regjistrim të automjeteve.

Në llogarinë e buxhetit themelor të Ministrisë gjatë vitit 2022 janë realizuar mjete në vlerë prej 247.523 mijë denarë (rreth 248 milionë denarë). Me kontrollin e kryer në mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe arkëtimit të kompensimit sipas këtyre bazave është konstatuar mungesa e pagesës së kompensimit gjatë regjistrimit të mjeteve lundruese, nevoja e krijimit të një sistemi unik për monitorimin e këtyre të ardhurave i cili do t'u mundësojë personave përgjegjës në Ministri të kenë një pasqyrë të mjeteve të arkëtuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe personat juridik që kryejnë kontroll teknik. Gjithashtu, është e nevojshme edhe forcimi i kontrollit të dokumentacioneve te personat juridik të cilat kryejnë kontroll teknik të arkëtimeve dhe llogaritjes së kompensimit, si dhe nevoja për azhurnimin të dispozitave nga marrëveshjet me personat juridik – stacionet teknike në përputhje me ndryshimet e fundit të rregullativës ligjore.

Arkëtim jo në kohë dhe jo plotë, revizorët gjithashtu konstatuan edhe në arkëtimin e kompensimeve për posedimin e lejes ekologjike integruese A dhe B.

Me mosdhënie/jo në kohëlëshimeve të vendimeve për pagesën e kompensimit për posedimin e lejeve ekologjike integruese – A janë realizuar të hyra më pak në buxhetin e Ministrisë në këtë bazë në vlerë totale prej 2.812 mijë denarë (përafërsish 3 milion denarë), gjegjësisht rreth 48 mijë euro. Pas dorëzimit të Draft – Raportit nga zbatimi i revizionit Ministri, nga ana e personave përgjegjës janë marrë masa dhe aktivitete për arkëtim dhe pesë subjekte juridike kanë kryer pagesën e mjeteve në vlerë prej 1.197 mijë denarë (1 milion denarë), gjegjësisht 16 mijë euro në llogarinë e Ministrisë.

Gjegjësisht, nga gjithsej 111 përdorues aktiv të regjistruar të lejes integrues A dhe B për vitin 2021 (98 përdorues të instalimeve të integruara A dhe 13 përdorues të instalimeve të integruara B) nga ana e 18 përdoruesve nuk është dorëzuar raport vjetor për posedimin e lejeve integruese, ndërsa për 17 subjekte të cilat posedojnë leje ekologjike integruese –A dhe janë evidentuar në Regjistrin, nga viti 2018 nuk janë lëshuar vendime për kompensime vjetore për posedimin e lejes ekologjike integruese –A.

Gjithashtu, janë evidentuar kërkesa të papaguara nga viti i kaluar në vlerë prej 9.358 mijë denarë (9 milion denarë) në bazë të posedimit të lejes ekologjike integruese nga të cilat 5.003 mijë denarë (5 milion denarë) ose 53,4% janë më të vjetra se tri vite, për të cilat revizionit nuk iu dorëzuan prova për ndjekje penale të plotë dhe në kohë, gjegjësisht inicimi i procedurave për arkëtimin e detyrueshëm të të gjithë debitorëve që nuk e kanë paguar kompensim për mbajtjen e lejes ekologjike integruese brenda periudhës së rregullt dhe me këtë dëmtojnë buxhetin e Ministrisë.   

Me revizionin e kryer janë konstatuar parregullsi edhe në evidentimin e arkëtimit të kompensimit për qeset e biodegradueshme, regjistrimi jo i plotë i kryer i mjeteve, kërkesave dhe detyrimeve, nuk janë evidentuar një pjesë e objekteve afariste të cilat i shfrytëzon Ministria, si dhe parregullsi në disa prokurime publike, për të cilat janë dhënë rekomandime në drejtim të marrjes së masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e tyre.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]