dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Memorandum për mirëkuptim me UN Women

04.12.2023

Ma datë 04.12.2023, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski mbajti takim pune me përfaqësuesit e Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe forcimin e gruas – UN Women, znj. Ivona Paunoviç – Bishevac, koordinatore kombëtare e programit për buxhetim të përgjegjshëm gjinor të UN Women dhe z. Ivan Vçkov, koordinator i  projektit në UN Women.          

Në takimin e punës, Kryerevizori shtetëror nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe forcim të gruas – UN Women, dhe u diskutuan aktivitetet e ardhshme si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet ESHR-së dhe UN Women.

Me Memorandumin e nënshkruar për mirëkuptim janë paraparë më shumë fusha të bashkëpunimit të përbashkët përkatësisht:

  • Avancimi në zbatimin e detyrimeve për barazi gjinore në përputhje me politikat dhe ligjet kombëtare;
  • Promovimi i menaxhimit të përgjegjshëm gjinor me mjetet publike dhe forcimi i llogaridhënies së përdorimit të mjeteve publike për barazi gjinore dhe
  • Avancimi i kapaciteteve të ESHR-së në zbatimin e revizionit të suksesit në fushën e barazisë gjinore dhe kyçjen e perspektivës gjinore në praktikat e revizionit.