dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Zhvillimi i kapaciteteve profesionale të punonjësve – mjet suksesi i ESHR-së

30.11.2023

Me datë 29 dhe 30 nëntor 2023, punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit morën pjesë në punëtorinë dyditorë me temë të lidhur me revizionin e suksesit – Vlera e parave (Value of money).

Të udhëhequr nga synimet strategjike të Strategjisë për zhvillim 2023-2027, Enti Shtetëror i Revizionit në vazhdimësi investon si për zhvillimin individual të punonjësve, të jenë të motivuar dhe të përkushtuar, ashtu edhe në ruajtjen e epitetit të institucionit të besueshëm, kredibil dhe profesional në vend.    

Fokus i punëtorisë dyditore është procesi i zbatimit të revizionit të suksesshëm – Vlera e parave, qëllimi i të cilës është revizioni i pavarur i bazuar në fakte e cila hulumton dhe raporton nëse është arritur ekonomi, efektivitet dhe efikasitet në përdorimin e mjeteve publike.   

Përvoja e ndërsjellë është një përfitim për të gjithë ne, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit është institucion i cili angazhohet për qasje proaktive dhe inovative për ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale, ndërsa nga ana tjetër gjithashtu pret edhe një angazhim më të madh nga revizorët e autorizuar dhe shtetëror, të veprojnë si profesionistë dhe të kryejnë punën e revizionit me cilësi, në kohë dhe në mënyrë sa më efektive dhe efikase – theksoi në fjalim hyrës Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski. 

Në punëtorinë përvojën e vetë për revizionin e suksesit – Vlera e parave e transmetuan kolegët nga Zyra Nacionale për Revizion të Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar konkretisht përcaktimit të fushës dhe planifikimit të revizionit, përzgjedhja e metodologjive të sakta për të përmbushur objektivat e revizionit, kuptimi i gjetjeve dhe marrja e vendimeve, si dhe përgatitja e raportit të revizionit që do të ketë ndikim.

Në frymën e bashkëpunimit shumëvjeçar të suksesshëm dhe angazhimit për të përmirësuar aftësitë profesionale të punonjësve të Entit Shtetëror të Revizionit, punëtoria u organizua dhe u mbështet nga Fondacioni Vestminster për Demokraci (WFD) në vend.