dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Memorandum për mirëkuptim me WFD dhe Ambasadën e Britanisë

29.11.2023

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, z. Endru Brand, Drejtor  i Programeve në Ambasadën e Britanisë në Shkup dhe z. Kris Lavik, Drejtor rajonal i Fondacionit Vestminster për Demokraci për Evropë dhe Azinë Qendrore, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit, Ministrisë për zhvillim dhe punë të jashtme të Komonveltit britanik dhe Fondacionit Vestminster për Demokraci në vend.  

Bashkëpunimi i suksesshëm të cilën vitet e kaluara nëpërmjet rezultateve konkrete e kanë dëshmuar Entin Shtetëror të Revizionit dhe Fondacioni Vestminster për Demokraci në vend, veçanërisht në aktivitetet për rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe hapjen e ESHR-së si Institucion Suprem i Revizionit, nëpërmjet Memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim do të vazhdon edhe në periudhën e ardhshëm nëpërmjet partneritetit në zbatimin e projektit ,,Praktiko Demokraci’’.     

Qëllimi i Memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim është nëpërmjet bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet ESHR-së, VFD-së dhe Ambasadës së Britanisë të zbatohen aktivitetet në drejtim të mbështetjes së Entit Shtetëror të Revizionit në më shumë fusha, përkatësisht:   

  • Avancimi i praktikave të komunikimit të ESHR-së dhe zhvillimi i një Strategjie të re të Komunikimit të ESHR-së (2023 – 2027);
  • Zhvillimi i aktiviteteve për të forcuar praktikat e Value for Money në punën e ESHR-së;
  • Sigurimi i mbështetjes së ekspertëve për revizionet e suksesit për përgatitjen e raporteve më me ndikim të revizionit;
  • Mbështetje për zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale për uljen e korrupsionit nëpërmjet monitorimit të prokurimeve publike në komunat dhe institucionet dhe
  • Zbatimi i aktiviteteve të cilat i forcojnë kapacitetet e ESHR-së nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendorë.


https://dzr.mk/sites/default/files/dzr/doc/Memorandum_sorabotka_DZR_WFD_Britanska_vlada.pdf