dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim për forcimin e bashkëpunimit me ISR-në e Republikës së Çekisë

24.10.2023

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi takim bilateral me Kryetarin e Zyrës Supreme për Revizion të Republikës së Çekisë, dhe njëherit Kryetar i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Revizionit (EUROSAI), z. Mirosllav Kalla.

Në kuadër të takimit bilateral dhe në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit institucional me interes të përbashkët ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Zyrës Supreme për Revizion të Republikës së Çekisë, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim.

Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i bazës për bashkëpunim të vazhdueshëm profesional dhe teknik të aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e menaxhimit cilësor të financave publike, bazuar në parimet dhe standardet për profesionalizëm të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t ku janë anëtarë të dy institucionet, dhe njëherazi dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira për përmirësimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve.

Në takim, dy institucionet prezantuan për zhvillimin dhe vendosjen e tyre, suksesin dhe progresin nëpër vitet, sfidat dhe perspektivat e zhvillimit me të cilat ballafaqohen.

Kryerevizori shtetëror, z. Acevski i prezantoi rezultatet e punës së Entit Shtetëror të Revizionit, veçanërisht duke ju referuar indikatorëve kyç për matjen e shkallës së suksesit të punës së ESHR-së, si dhe komunikimin dhe bashkëpunimin e institucionit me palët e interesuarа dhe institucionet kompetente.  

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Zyrës Supreme për Revizion të Republikës së Çekisë, duke përshëndetur rezultatet e prezantuarа dhe vlerat e shtuara nga puna e ESHR-së, gjithashtu iu referuan edhe progresit të tyre dhe sfidave me të cilat përballen si institucion suprem i revizionit, njëherazi edhe kryesues i EUROSAI-t.   

Në fund të takimit, përfaqësuesit e të dy Institucioneve Suprem të Revizionit shprehën gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen me interes të ndërsjellët për zhvillim profesional të kapaciteteve të të dy institucioneve dhe shkëmbimin e përvojës dhe praktikave të mira, duke u përpjekur rezultatet e revizionit ti prezantojnë në mënyrë të kuptueshëm nëpërmjet vizualizmit.   

Është vendosur që ky bashkëpunim të thellohet si në baza dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të EUROSAI-t, në të cilën Enti Shtetëror i Revizionit është anëtar i saj nga viti 2002 dhe kontribuon në mënyrë aktive në punën e tij nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitetet e trupave dhe iniciativave të tij punuese.