dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Propozim të revizioneve për Programën Vjetore të ESHR-së për vitin 2024

18.10.2023

Në pajtim me Ligjin për revizion shtetëror dhe Udhëzimin për planifikim vjetor dhe strategjik të revizioneve, Kryerevizori shtetëror miraton Programin për Punë të Entit Shtetëror të Revizionit në të cilin definohen aktivitetet e revizionit të cilat duhet të realizohen për vitin e ardhshëm kalendarik (2024). E njëjta dorëzohet në Kuvendin e RMV-së dhe publikohet në faqen e internetit të ESHR-së.

Në bazë të nenit 23 të Ligjit për revizion shtetëror, Enti Shtetëror i Revizionit, detyrimisht, një herë në vit bën revizionin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxheteve të fondeve të shtetit. 

Lidhur me subjektet tjera të cilat mund të jenë lëndë të revizionit, ato rregullohen me nenin 22 të këtij ligji dhe kryhet brenda afateve të përcaktuara me Programin Vjetor për Punë të Entit Shtetëror të Revizionit.

Gjatë procesit të hartimit të Programit Vjetor për Punë të Entit Shtetëror të Revizionit, respektohen përcaktimet strategjike dhe kriteret e përcaktuara në  Planin Strategjik për revizione të Entit Shtetëror të Revizionit për vitet 2024-2027, qëllimet strategjike të ESHR-së, qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të KB, kriteret e përzgjedhjes të rregulluara sipas standardeve profesionale të INTOSAI-t, metodologjia e vlerësimit nga OECD-SIGMA dhe burimet e disponueshme për revizion, dhe gjithashtu shqyrtohen edhe propozimet e dhëna nga ana e palëve të interesuara si:    

  • Kërkesë për revizion nga ana e Kuvendit të RMV-së në përputhje me kriteret për planifikim vjetor të revizioneve;
  • Kërkesa për revizione nga subjektet kompetente dhe organizatat civile dhe
  • Kërkesa/ Propozime që rrjedhin nga interesi i shtuar publik.
  • Kërkesa/Propozime të cilat rrjedhin nga ana e palëve të jashtme të interesuara mund të pranohen nëse janë në pajtim me Planin Strategjik për revizion të ESHR-së dhe burime e disponueshme për vitin në fjalë, si dhe në pajtim me procedurat për përcaktimin e rreziqeve gjatë planifikimit vjetor të revizioneve.   

Duke pasur parasysh se Enti Shtetëror i Revizionit ka filluar aktivitetet për hartimin e Programit Vjetor të Punës për vitin 2024, ftojmë dhe inkurajojmë të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë kërkesat/propozimet e tyre për subjektet dhe fushat për të cilat ekziston interesi i shtuar publik për kryerjen e revizionit shtetëror dhe besojnë se të njëjtit duhet të përfshihen me Programin Vjetor për Punë të ESHR-së për vitin 2024.     

Puna e përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënia janë vlerat themelore të Entit Shtetëror të Revizionit, si Institucion Suprem i Revizionit në vend.

Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavell Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në formë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së (https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 15 nëntor 2023.

Për çdo pyetje shtesë në lidhje me mundësinë e paraqitjes së kërkesave/propozimeve për revizion, mund të na kontaktoni në email adresat e mëposhtme:

Kontakti për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri – [email protected]
Mijalce Durgutov – [email protected]
Martin Duvnjak – [email protected]