dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Shërbimet e detyrueshme shëndetësore të padisponueshme për qytetarët

03.10.2023

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -

Shkup, 03.10.2023

 

Shërbimet e detyrueshme shëndetësore të padisponueshme për qytetarët

Nga kontrolli i kryer i të dhënave të gjeruara në Termini Im, revizorët konstatuan se në nivel të Spitalit gjatë vitit 2022 mesatarisht vetëm 39% e termineve të detyrueshme ligjërisht për shërbime shëndetësore janë krijuar/ të disponueshme për pacientët

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Institucionit Shëndetësor Publik Spitali Klinik ‘’dr. Tifun Panovski’’ Manastir për vitin 2022.

Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mospërputhje të natyrës së ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e mendimit të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022 dhe për pajtueshmërinë me rregullativat ligjore.  

Me kontrollin në evidencën e orarit të punës, llogaritjen dhe pagesën e pagave dhe shtesave të pagës, të cilat gjatë vitit 2022 janë paguar në shumë përafërsisht 581 milion denarë, revizorët konstatuan një sërë parregullsish.   

Me revizionin është konstatuar se mënyra e organizimit të orarit të punës nuk është uniforme, për këtë arsye në njësi të caktuara organizative një pjesë e personelit mjekësor nuk garantohet të përmbushë 36 deri në 40 orë pune në javë, d.m.th, është krijuar praktika e një pjese nga koha e punës të realizohet përmes 12 deri 24 orë kujdestari, me çka shfrytëzohen më shumë ditë të lira, ndërsa orët e kaluar në kujdestari llogariten si orë të kaluara në kohë të plotë. Kjo praktikë u mundësoi disa punonjësve që as të mos punojnë me orar të plotë, ndërkohë që u paguhej paga e rregullt dhe kompensimi për kujdestari.  

Rreth 36 milion denarë janë paguar në bazë të kujdestarisë, pa kërkuar pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë për vendosjen e të njëjtës, si dhe është konstatuar edhe paraqitja e kujdestarisë së personelit jomjekësor në vlerë prej 919 mijë denarë, që nuk është në përputhje me Ligjin për sigurim shëndetësorë.

Parregullsi janë konstatuar edhe gjatë pagesës prej rreth 7 milionë denarë për punë jashtë orarit të 303 punonjësve. Përkatësisht, për punën jashtë orari nuk është njoftuar inspektori i punës dhe nuk janë vendosur kontrolle për numrin e orëve të realizuara, për këtë arsye 41 punëtorë kanë punuar jashtë orarit mbi maksimumin e lejuar prej 190 orëve, për të cilat janë paguar rreth një milion denarë.

Nga ana tjetër, një pjesë e punonjësve të Spitalit, në përputhje me marrëveshjet e lidhura, shërbimet shëndetësore i kryejnë edhe në ISHP të tjera për shkak të mungesës së stafit mjekësor, për të cilat Spitali lëshon fatura, ndërsa punonjësve u paguhet kompensimi. Është konstatuar se në 42% të faturave të reviduara ekziston dallimi në numrin e orëve të faturuara të punës dhe numri i orëve të paraqitura në raportet/specifikimet për punën e kryer, për këtë arsye janë rreth një milion denarë më shumë se orët e punës realet të kryera. Gjithashtu ka një mbivendosje të një pjese të ditëve/orëve të punës të realizuara në ISHP të tjera dhe të evidencave dhe orareve të punës në Spital.

Në pajtim me Ligjin për sigurim shëndetësor në kuadër të sistemit Termini Im,  përcaktohet kalendari i aktiviteteve në nivel mujor për secilin punëtor shëndetësor që jep shërbime konsultative dhe specialistike.

Nga kontrolli i kryer në të dhënat e gjenruara në Termini Im, revizorët konstatuan se në nivel të Spitalit gjatë vitit 2022 mesatarisht janë krijuar/disponohen për pacientët vetëm 39% të termineve të detyruara me ligj për shërbimet shëndetësore, ndërsa në grafikonin janë paraqitur njësitë organizative të cilët kanë krijuar më pak se 50% nga terminet e detyruara.

slika-1


 

Spitali ka vendosur praktikën e vet kërkesat e papaguara për shërbimet shëndetësore të kryera në fund të vitit pa propozim të komisionit të regjistrimit dhe vendim të Këshillit Drejtues, ti evidenton si të dyshimta dhe të kontestueshme, për këtë arsye gjendja e kërkesave të përgjithshme është zvogëluar në mënyrë të pajustifikueshme në vlerë prej rreth 97 milionë denarë, prej të cilave 92 milionë denarë janë më të vjetër se 5 vjet, dhe për 98% të kërkesave mbi këtë bazë nuk është paraqitur asnjë dëshmi se janë marrë masa për arkëtimin e tyre dhe ekziston rreziku i vjetërsimit.  

Në periudhën 2019-2022 janë evidentuar kërkesa në vlerë të përgjithshme prej rreth 12 milion denarë të cilat paraqesin shumë e akumuluar të dallimin ndërmjet participimit të llogaritur dhe të  paguar në llogarinë e Spitalit. 

Slika 2


Në bazë të të dhënave nga sistemi i evidencës së shërbimeve të kryera shëndetësore të pacientëve privat, konstatuam se për shërbimet e kryera për 6.268 pacient në llogarinë e Spitalit janë paguar mjete me para në shumë më të ulët se rreth 2 milion denarë ose 63% nga totali i llogaritur mbi këtë bazë. 

Revizorët theksojnë se në hapësirat e Spitalit në objekt të veçantë (bunker) është vendosur accelerator linear që shfrytëzohet për tretman të sëmundjeve onkologjike, për prokurimin dhe instalimin e të cilës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën 2012-2017 janë ndarë kontrata për prokurime publike në shumë prej 172  milion denarë dhe i cili deri në ditën e revizionit nuk është shfrytëzuar dhe nuk është regjistruar në evidencën kontabël.

Spitali sqaroi se pajisja nuk shfrytëzohet për shkak të mungesës së pajisjeve shtesë të nevojshme për funksionimin e saj si dhe mungesë të kuadrit përkatës kualifikues.

Duke pasur parasysh nevojën për të përmirësuar dhe rritur disponueshmërinë e shërbimeve shëndetësore onkologjike dhe përdorimin racional të fondeve buxhetore, revizioni tregon se është e nevojshme të ndërmerren veprime në kohën më të shkurtër të mundshme nga Spitali në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për vënien e aparatit në përdorim.

 

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203 [email protected]

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]к