dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR-ja nikoqir i takimit përfundimtar të revizionit kooperativ të TFMA-së

26.09.2023

Enti Shtetëror i Revizionit me rastin e prezantimit të rezultateve të revizionit të parë kooperativë të suksesit të TFMA-së, me temë ,, Të ardhurat vetanake të komunave për dhënien e shërbimeve cilësore për qytetarët gjatë kohës së pandemisë’’, organizoi takim përfundimtar me vendet pjesëmarrëse dhe anëtare të TFMA-së.

Enti Shtetëror i Revizionit, me propozim të Sekretariatit të Grupit Operativ të EUROSAI për revizion të komunave (TFMA) e pranoi sfidën dhe për të parën herë e ndërmori rolin e koordinatorit të këtij revizioni kooperativë.  

Takimin përfundimtar e hapi Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, duke i falënderuar të pranishmit të EUROSAI TFMA  dhe të gjitha institucionet supreme të revizionit për bashkëpunimin aktiv të tyre dhe punën e kryer me sukses në këtë revizion kooperativë.  

 ‘’Pjesëmarrja në revizione kooperative me institucione të tjera supreme të revizionit nga BE dhe më gjerë,mbetet një ndër prioritetet e Entit Shtetëror të Revizionit, si një mënyrë për forcimin e vazhdueshëm profesional të aftësive të revizionit dhe përmirësimin e cilësisë së revizioneve’’ – theksoi në fjalën hyrëse, Kryerevizori shtetëror.   

Të pranishmëve me fjalim iu drejtua edhe Kryerevizori shtetëror i Zyrës Kombëtare për Revizion të Lituanisë,  njëherit edhe Kryetar i Grupit Operativë për revizion të komunave z. Mindugas Makijashoskas, i cili theksoi se një bashkëpunim i tillë i suksesshëm ndërmjet institucioneve supreme të revizionit është shembull i shkëlqyer i shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira, si dhe motivim i shkëlqyer për iniciativa të ngjashme në të ardhmen.

Të pranishmëve, gjithashtu iu drejtua edhe ministri i vetëqeverisjes lokale z. Risto Penov, duke potencuar rolin dhe përfitimet të cilat i kanë komunat nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit, duke përcaktuar dhe kuptuar gjendjet në komuna dhe rekomandimet e dhëna, të cilat janë një kontribut real në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe cilësore administrative të komunave.

Raporti i përbashkët i revizionit të parë kooperativë të suksesit TFMA ,,Të ardhurat vetanake të komunave për sigurimin e shërbimeve cilësore për qytetarët gjatë kohës së pandemisë’’ është rezultat i aktiviteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të EURASAI TFMA me shtat vendet-anëtar – institucione supreme të revizionit të Shqipërisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Turqisë dhe si koordinator Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i revizionit kooperativ ishte që Institucionet Supreme të Revizionit të kryejnë vlerësimin e ndikimit të pandemisë me virusin Kovid – 19 në nivel lokal, duke iu përgjigjur pyetjes ,,Nëse të ardhurat vetanake të komunave janë të mjaftueshme të sigurojnë shërbime cilësore për qytetarët në kushtet e pandemisë’’? 

Revizioni u orientua më shumë drejt rreziqeve në fushat që kanë të bëjnë me:

vendosjen strukturore dhe funksionale të sistemit për menaxhim me krizën e shkaktuar nga KOVID-19,
financimi i komunave në kushtet e pandemisë,
shërbimet komunale për qytetarët dhe
planet në nivel lokal për rimëkëmbjen pas krizës.
Raporti i përbashkët është pasqyrë gjithëpërfshirëse e shtatë revizioneve kombëtare, me analiza krahasuese të të dhënave dhe gjendjeve të konstatuara nga revizionet e kryera të secilit Institucion Suprem të Revizionit sipas fushës së lëndës, gjegjësisht me cilat mekanizmat dhe masat komunat e vendeve të tjera përballen me pasojat e pandemisë, duke shkëmbyer praktikat dhe përvojat e mira.

Në takim secili nga vendet pjesëmarrëse në revizionin  kooperativ, prezantoi gjendjet e përfshira në raportet kombëtare të revizionit.

Gjithashtu, në takim prezantime patën prof. Dr Borçe Trenovski, profesor inordinar në Fakultetin Ekonomik Shën. Kirili dhe Metodi” Shkup, me temë Arkëtimi i të hyrave vetanake – bazë për qeverisje të fuqishme dhe të qëndrueshme lokale, si dhe dr. Aleksandar Naumoski, profesor inordinar dhe udhëheqës i Katedrës për Menaxhimin Financiar të Korporatës, Fakulteti Ekonomik Shën. Kirili dhe Metodi" Shkup, me temën Monitorimi i financave publike për klimën dhe etiketimi i buxhetit për klimën.

https://dzr.mk/sites/default/files/2023-09/Joint%20Report_Coop%20TFMA.pdf