dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori mbi Menaxhimin e Riskut të Korrupsionit

25.09.2023

Me fjalimet hyrëse të znj. Joana Kozma, drejtoreshë e IFES në vend, Kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski nga Enti Shtetëror i Revizionit, znj. Sofka Pejovska Dojcinovska, nënkryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe z. Khalid Hamid, drejtor ndërkombëtar i Institutit të Autorizuar për kontabilitet dhe financa publike (CIPFA) filloi punëtoria e parë nga të katër të planifikuara për marrjen e Certifikatës Ndërkombëtare në Menaxhimin e Riskut të Korrupsionit që do të realizohet në dy javët e ardhshme.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski në fjalimin e tij, iu referua seriozitetit në qasjen e Entit Shtetëror të Revizionit si institucion nga i cili në Program marrin pjesë aktive gjithsej 100 revizor të autorizuar shtetëror, duke theksuar pritjet e mëdha nga procesi i edukimit në fushën e parandalimit të korrupsionit.  

ESHR, nëpërmjet vlerës së shtuar nga zbatimi i revizionit shtetëror, në vazhdimësi kontribuon për forcimin e sistemit për menaxhim financiar të institucioneve publike dhe matjen efektive të rezultateve, me qëllim krijimin e mjedisit parandalues në luftën kundër korrupsionit dhe llojeve tjera të veprimeve joligjore. 

Programi për parandalimin e korrupsionit është përgatitur dhe zhvilluar si program ambicioz i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim (UNODC) dhe (Chartered Institute of Public Finance and Accountancy – CIPFA), dhe e mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES, që synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve në vend në zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e rreziqeve të korrupsionit dhe planeve për integritet në nivel të vendit, në të gjitha subjektet e sektorit publik.

Si rezultat i kësaj aktiviteti, pjesëmarrësit në Program nga të cilët 100 pjesëmarrës janë  nga punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit, do të pajisen me Certifikatë Ndërkombëtare për Menaxhimin e Rrezikut të Korrupsionit.