dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Humbje 59% e ujit të pijshëm dhe arkëtimi i vështirësuar të shërbimeve të kryera

14.09.2023

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediumet -

Shkup, 14.09.2023

Humbje 59% e ujit të pijshëm dhe arkëtimi i vështirësuar të shërbimeve të kryera

 

Sasia e ujit të prodhuar ndryshon ndjeshëm nga sasia e ujit të faturuar, pra përqindja e ujit të jofaturuar është rreth 59%, dhe njëherazi NKP Ujësjellësi Manastir nuk ka lidhur marrëveshje për rregullimin e detyrimeve dhe të drejtave reciproke me 74% të përdoruesve të shërbimeve, gjë që mund të shkakton arkëtim të vështirësuar të shërbimeve të kryera    

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të NKP Ujësjellësi Manastir, për vitin 2022.

Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mospërputhje të ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e mendimit të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022 dhe për pajtueshmërinë me rregullativat ligjore.  

Është konstatuar se nga ana e ndërmarrjes publike nuk janë marrë masa dhe aktivitete të mjaftueshme për analizimin e gjendjes, miratimin dhe realizimin e planeve për minimizimin dhe mënjanimin e shkaqeve të cilat kontribuojnë për humbjen e ujit në sistemin e furnizimit me ujë dhe realizimin e masave për kontrollin aktiv të humbjeve të ujit.

Графикон 1

Në vitin 2022 prodhimi i ujit arrin në 14.581.566 m3 dhe në krahasim me vitin 2021 shënon rritje prej 0.80% (14.465.172 m3), ndërsa uji i faturuar në vitin 2022 është 5.984.569m3 që paraqet një rënie prej 1% në krahasim me vitin 2021 (6.052.710m3).

Revizorët gjatë kontrollit në gjendjet e përcaktimit të të ardhurave dhe arkëtimit të kërkesave nga furnizimi dhe lëshimi i ujit,  konstatuan se në periudhën prej 2018 deri në vitin 2022,  sasia e ujit të prodhuar devijon dukshëm nga sasia e ujit të faturuar, gjegjësisht përqindja e ujit të jofaturuar shënon rritje dhe ulje ciklike, por prapë lëviz rreth 59%.

 

Графикон 2

Lëvizja e ujit të prodhuar, të ardhurave dhe pa të ardhura në periudhën 2018-2022

Ndërmarrja publike, përveç monitorimit të humbjes së ujit, nuk ka miratuar dokumentet e planifikimit dhe masat e përcaktuara qartë të cilat do të kontribuojnë në uljen e humbjeve të ujit, dhe kjo ndikon në më pak të ardhura të ndërmarrjes publike, TVSH i llogaritur dhe më pak kompensim të llogaritur për shfrytëzimin e ujit që paraqesin të hyra në Buxhetit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera, me revizionin e kryer është konstatuar se nga gjithsej 41.812 përdorues të ujit, deri ditën e njoftimit për revizionin, NKP Ujësjellësi Manastir nuk ka lidhur marrëveshje për rregullimin e detyrimeve dhe të drejtave reciproke me 74% të përdoruesve të shërbimeve (30.838 përdorues), gjë që mund të shkaktojë arkëtim të vështirësuar për shërbimet e kryera dhe të paraqet vështirësi për realizimin e papengesë të detyrimeve dhe të drejtave të përdoruesve dhe ofruesve të shërbimeve.    

Në raportet financiare të NKP Ujësjellësi Manastir, janë paraqitur të ardhura nga shitja e shërbimeve dhe mallrave (prodhimit) në vend në shumën totale prej 222 milion denarë, prej të cilave revizioni nuk ishte në mundësi ta konfirmon vërtetësinë, saktësinë dhe tërësinë e të ardhurave të paraqitura, si dhe kërkesave në bazë të furnizimit me ujë për pije dhe shërbimeve për kyçje dhe servisim të rrjetit të ujësjellësit në shumën totale rreth 221 milion denarë, (përafërsisht 3,6 milion euro).      

Një pjesë e të ardhurave realizohet me çmime që nuk janë miratuar nga organet kompetente, mungon dokumentacioni adekuat shoqërues për të konfirmuar bazën, realitetin dhe objektivitetin e të ardhurave, nuk llogaritet interesi për faturat e paguara me vonesë, janë miratuar lëshime pa pëlqimin e themeluesit dhe KD dhe mungojnë aktivitete kontrolluese në procesin, gjë që ndikon në saktësinë dhe tërësinë e realizimit të të ardhurave.

Për një pjesë të punimeve ndërtimore të kryera dhe situacionet intere të përkohshme të përgatitura, revizioni nuk është pajisur me dokumentacion shoqërues (libri i ndërtimit, ditarët e ndërtimit) në bazë të të cilave mund të vërtetohet periudha, lloji dhe sasia e punimeve të kryera, dhe nuk iu dorëzuan as projektet e miratuara për rikonstruksion, miratime për ndërtim dhe për përdorim të lëshuara nga organet kompetente, në përputhje me Ligjin për ndërtim, për ndërtimin dhe rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe instalimin e kryer, të cilat ndërrmarja publike në emër të vet dhe për llogari të veta i realizon, dhe për të cilat janë paraqitur të ardhurat nga përdorimi i shërbimeve dhe mallrave të veta dhe rritjen e vlerës së objekteve ndërtimore në vlerë të përgjithshme përafërsisht prej 107 mijë euro.      

Me revizion janë konstatuar parregullsi në mënyrën e menaxhimit dhe evidentimit të stoqeve, për shkak të mungesës së aktit me të cilën rregullohet mënyra e prokurimit, pranimit dhe lëshimit të lëndëve të para, materialeve, pjesët rezervë dhe inventarin e imët, planifikimi joadekuat i nevojës faktike për stoqet, dhe me atë edhe angazhimi i panevojshëm i mjeteve në prokurimin e stoqeve të tepërta që mund të vjetrohet ose të humbasin cilësinë e tyre. 

Konkretisht, nga stoqet e përgjithshme të lëndëve të para dhe materialeve të cilat kushtojnë rreth 1,3 milion euro, rreth 346 mijë euro ose 27% janë prokuruar para vitit 2018 dhe të njëjtit deri në ditën e kryerjes së revizionit nuk kanë ndryshime në gjendjen e tyre, për çka ekziston mundësia të mos kenë vlerë përdorimi më, gjegjësisht të jenë teknologjikisht të vjetruara. Pjesa më e madhe nga vlera e stoqeve të theksuara i përket stokut të ujëmatësit në vlerë prej rreth 187 mijë euro.   

Për materiale dhe lëndë të para të caktuara, në vazhdimësi kryhen prokurime, edhe pse duke filluar nga viti 2018, çdo vit pasardhës, deri ditën e revizionit të njëjtit nuk lëshohen. I tillë është rasti me blerjet e matësve të ujit, prandaj ky stok në fund të vitit 2022 shkon afërsisht në 434 mijë euro, pra është rritur rreth 132%. Në vitin 2022, 55% nga totali i stoqeve në vlerë prej 695 mijë euro nuk ka ndryshime.                                           

Revizorët kanë konstatuar të drejta pronësore të parregulluara në Agjencinë e Kadastrës së Paluajtshmërive për një pjesë të tokës dhe të objekteve ndërtimore, të cilat kanë ndikim në parametrat gjatë formimit të çmimit të tarifave për shërbimet e ujit, e cila formohet në përputhje me Metodologjinë për caktimin e tarifave për shërbimin e ujit, të aprovuar nga ana e KRE, dhe në bazë të të dhënave oficiale nga evidenca kontabël të ndërmarrjes publike.

Është konstatuar tokë e evidentuar me vlerë prej rreth 1,4 milion euro, gjendje e cila rrjedhë nga vitet e kaluara, pa dokumentacione shoqëruese dhe sigurimin e tërësishëm të fletave pronësore.

Objektet ndërtimore me vlerë rreth 4,2 milion euro, nga të cilat përafërsisht 2 milion euro ose 47% paraqesin objekte infrastrukturore (rrjet i ujësjellësit), nuk janë shënuar në kadastër të objekteve të infrastrukturës, ndërsa pjesa tjeter e  objekteve ndërtimore me vlerë prej rreth 2,2 milion euro, është konstatuar se për 46% të tyre ose rreth 1 milion euro, NKP Ujësjellësi Manastir nuk posedon fletë pronësie me të cilat do të dëshmonte të drejtën e shkruar të pronësisë.  

Ndërmarrja publike posedon fletë pronësie për objekt ndërtimor banës-vill në Pretor e cila nuk është evidentuar në evidencat materiale, ndërsa në evidencë kontabël është evidentuar në pasuritë tjera materiale me vlerë prej 65 denarë.

Janë konstatuar edhe dobësi në zbatimin e Ligjit për prokurime publike, si dhe shpenzime joracionale të mjeteve publike. Në të vërtet, në periudhën 2018-2022, janë zbatuar katër procedura të thjeshta për prokurime publike të shërbimeve konsultative për mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit SCADA në vlerë prej rreth 79 mijë euro, për të cilat janë paguar mjete në vlerë prej rreth 66 mijë euro, (rreth 28 mijë euro në vitin 2022).

Me kontrollin e kryer në marrëveshjet, librat afariste dhe dokumentacionet financiare, është përcaktuar se me këto procedura nuk është realizuar prokurimi i lëndës- shërbimet konsultative për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit SCADA, por ka të bëjë me prokurimin e sistemit të ri SCADA. Në evidencën kontabël prokurimi është evidentuar si shpenzime për shërbime të mirëmbajtjes, gjegjësisht e njëjta nuk është evidentuar si mjetë – softuer. Ky softuer nuk është vënë në përdorim, nuk është i tërësishëm, nuk është funksional, dhe ndërmarrja nuk ka asnjë përfitim ekonomik dhe ende e përdorë sistemin e vjetër SCADA. 

Për tejkalimin e gjendjeve të lartpërmendura dhe të konstatuara në raportin përfundimtar të revizionit, janë dhënë rekomandime për marrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat dhe organet kompetente në funksion të përmirësimit të gjendjeve.   

 

Press kontakti:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]к