dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për liderizëm të Institucioneve Supreme të Revizionit

04.09.2023

Nën organizimin e Institucionit Suprem të Revizionit të Suedisë, në periudhën 4-6 shtatorë 2023, menaxhmenti i Entit Shtetëror të Revizionit dhe të Institucioneve të Revizionit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës morën pjesë në punëtorinë për liderizëm e cila mbahet në Strugë.

Punëtorin me fjalimet hyrëse e hapën Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Kryerevizori shtetëror i ISR-së së Shqipërisë z. Arben Shehu, Kryerevizorja e Zyrës Kombëtare të Revizionit të Republikës së Kosovës znj. Vlora Spanca dhe Udhëheqësi për marrëdhëniet ndërkombëtare të ISR-së së Suedisë znj. Eva Txeiz.

Në fjalimin hyrës Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoi se mënyra e vetme për vendosjen e modelit të suksesshëm dhe funksional për menaxhimin e një institucioni është të investohet në edukimin e vazhdueshëm për forcimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve nëpërmjet shkëmbimit të përvojës dhe praktikës së mirë.

Po ashtu,  në kontekst të temës së punëtorisë, Kryerevizori shtetëror citoi Nelson Mandellën, sipas të cilit mësimi është arma më e fortë të cilën mund ta përdorni për ta ndryshuar botën, citat që na kujton se edukimi ka fuqinë për të ndryshuar jetë dhe për të hapur dyert për mundësi dhe ide të reja.  Edukimi jo vetëm që fuqizon individin personalisht, por ka potencialin për të transformuar të gjithë botën.   

Përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Revizionit nëpërmjet shembujve praktik dhe diskutimit të hapur i prezantuan aktivitete dhe rezultatet e arritura në punë, duke i ndarë përvojat për komunikimin ndërmjet menaxhmentit dhe punonjësve në institucionet me qëllim vendosjen e praktikave të suksesshme dhe metoda të reja për liderizëm.