dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mungesë e procedurave dhe resurseve në Agjencionin e Administratës

23.08.2022
Слика
Агенција за администрација

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet-
        

Shkup, 23.08.2022

 

Mungesë e procedurave dhe burimeve njerëzore për menaxhim me sistemin informativ në Agjencionit për Administratë

Agjencioni nuk ka numër optimal të burimeve njerëzore për kryerjen e detyrave të punës në departamentin e TI-së dhe mbështetjes, si dhe mungojnë një pjesë e procedurave për zbatimin e ndryshimeve në Bazën e Pyetjeve dhe "kontrolli në katër sy"

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer TI revizionin e përputhshmërisë me temë “Sistemi informativ për regjistrimin, provimin dhe punësimin në Agjencionin për Administratë për zbatimin e kompetencave gjatë punësimit të administratës publike, i përfshirë në Programit Vjetor të Punës të ESHR-së për vitin 2021.

Me revizionin e kryer të TI-së të përputhshmërisë për mënyrën dhe procedurat e realizimit të kompetencave gjatë punësimit në administratën publike, revizorët shtetërorë konstatuan:

  • Duke pasur parasysh se e gjithë procedura kryhet duke përdorur sistem informativ në Agjencion, është konstatuar numër i pamjaftueshëm i punonjësve në departamentin e TI-së dhe mbështetjes;

Situata e tillë shkakton mbingarkesë të punonjësve ekzistues dhe vë në pikëpyetje kryerjen në kohë dhe efikase të detyrave të punës.

  • Nuk është siguruar lokacion dytësor me pajisjet dhe softuerin e nevojshëm informativ për mbarëvajtjen e procedurës në rast të ndërprerjes së sistemit informativ në lokacionin primar, ku do të vazhdonin procedurat dhe aktivitetet e Agjencionit;

Një situatë e tillë mund të shkaktojë ndërprerje në realizimin e aktiviteteve për publikimin e shpalljeve publike, zhvillimin e provimit dhe testimin e personalitetit të kandidatit.

  • Për sa i përket aplikimit të praktikave më të mira për sigurinë e TI-së dhe sigurinë e të dhënave, ato aplikohen në një shkallë më të vogël dhe nuk janë të dokumentuara, pra nuk ka një politikë apo procedurë të shkruar për zbatimin e tyre;

Situata e krijuar është rezultat i numrit të vogël të punonjësve në fushën e TI-së, si dhe mungesës së trajnimit profesional për menaxhimin e sistemeve ekzistuese të informacionit.

  • Gjatë viteve 2020 dhe 2021, gjatë aktiviteteve zgjedhore, punonjësit e Agjencionit respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor për ndërprerjen e të gjitha procedurave për shpallje dhe procedurave për kryerjen e testeve, kryerjen e testit të personalitetit dhe intervistës;

Mungesa e kontrollit aplikativ për të kufizuar plotësisht aksesin në sistem, mundëson përdorimin e sistemit në pjesën e përzgjedhjes administrative të kandidatëve të regjistruar, për shpalljet e publikuara para miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në RMV-së. Janë shënuar aktivitete të caktuara në sistem lidhur me shpalljet publike tashmë të përfunduara për punësim para shpalljes së zgjedhjeve në vitin 2020 dhe 2021.

  • Mungon kufizimi i aksesit në rrjet deri te kompjuterët në dhomën e provimit dhe në modulin dhe bazën e të dhënave të pyetjeve të provimit, me kohën e hyrjes, emrin e përdoruesit të punonjësit që ka aksesuar dhe veprimet e kryera gjatë aksesit.
  • Mungon procedurë e automatizuar për shkarkimin e bazës së të dhënave të pyetjeve për provimet në kompetencë të MSHIA-së, procedurë për përditësimin e ndryshimeve dhe gjurmë revizioni për kontrollin e kryer gjatë përditësimit të bazës së pyetjeve për provimet nga Agjencioni i Administratës, me çka ekziston rrezik për regjistrimin në kohë të ndryshimeve në bazën e të dhënave të pyetjeve që duhet të përputhen me ndryshimet aktuale në legjislacion dhe rrezikun e gabimeve gjatë futjes manuale të ndryshimeve.

Për tejkalimin e situatave të lartpërmendura janë dhënë rekomandime personave kompetentë në Agjencionin për Administratë. Ato bazohen në rezultatet e revizionit të kryer, pra janë në funksion të përmirësimit të zbatimit të kompetencave të Agjencionit. Rekomandohet për ofrimin e vlerës së shtuar në drejtim të forcimit dhe krijimit të një sistemi më efikas dhe transparent për zbatimin e procedurave për dhënien e provimit, konfidencialitetin, disponueshmërinë dhe integritetin e të dhënave.

Revizioni i përputhshmërisë ka përfshirë proceset që kanë të bëjnë me sistemin informativ dhe përputhshmërinë e tyre me ligjet, politikat dhe standardet e aplikuara në Agjencionin për publikimin e shpalljeve për punësimin e nëpunësve administrativë.

Qëllimi i revizionit të përputhshmërisë së sistemit informativ për regjistrim, aplikim dhe punësim në Agjencionin e Administratës për realizimin e kompetencave gjatë punësimit në administratën publike është t'i mundësojë revizorit të marrë siguri të arsyeshme nëse procedurat në lidhje me rregulloret ekzistuese ligjore, dokumentet strategjike dhe planifikuese janë të rregulluara plotësisht dhe nëse ato ofrojnë një kornizë ligjore të përshtatshme dhe të mjaftueshme për zbatimin e procedurave për punësimin e nëpunësve administrativë dhe nëse janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në të gjitha aspektet materiale.

Lëndë e revizionit kanë qenë edhe procedurat për përzgjedhjen e nëpunësve administrativë, për zbatimin e provimit për nëpunës administrativ dhe provimin për menaxhim administrativ në vitin 2020 dhe 2021.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]