dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Maksim Acevski në takim pune me Nikolla Minçev

24.03.2022
Слика
Средба со Претседателот на Народното Собрание на Р. Бугарија

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, z. Nikola Minçev, Kryerevizori shtetëror mr. MAksim Acevski dhe këshilltarja e kryerevizorit shtetëror Liljana Stojanova, realizuan takim pune në Dhomën Ligjvënëse të Republikës së Bullgarisë.

Në takimin e punës ishte i pranishëm edhe Kryetari i Entit Kombëtare të Revizionit, z. Cvetan Cvetkov dhe Georgi Ganev, kryetar i Nënkomisionit për Kontrollin e Mjeteve Publike në Kuvendin Kombëtar.

Tema kryesore e takimit të punës ishte bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Institucioneve Supreme të Revizionit, shkëmbimi i përvojave për mënyrën e shqyrtimit dhe diskutimit të raporteve përfundimtare të revizionit në komisionet amë parlamentare me qëllim zbatimin dhe veprimin më efektiv të rekomandimeve të revizorëve.

Në të njëjtën kohë, z. Acevski dhe z. Cvetkov i prezantuan aktivitetet e deritanishme në kuadër të tuining projektit të dytë me rend ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare”, të cilin e zbatojnë me sukses të dy institucionet supreme të revizionit.

 

https://www.parliament.bg/bg/news/ID/5423