dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferencë për monitorimin e rekomandimeve nga revizionet e kryera

17.03.2022
Слика
Регионалната конференција за следење на препораките од извршени ревизии

Enti Shtetëror i Revizionit, i përfaqësuar nga Tatjana Dimitrovska dhe Blerta Ganiu, ndihmëse kryerevizorit shtetëror, më 11 mars 2022, me ftesë të Institucionit Shtetëror të Revizionit të Malit të Zi, e organizuar nga Vestminster Fondacioni për Demokraci në Mal të Zi (VFD), morën pjesë aktive me prezantimin e tyre në konferencën rajonale me temë “Monitorimi i rekomandimeve nga revizionet e kryera”.

Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 30 përfaqësues nga ISR-të e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Sllovenisë, Zyrës Kombëtare të Revizionit të Mbretërisë së Bashkuar, Gjykatës së Revizorëve të Belgjikës dhe Parlamentit të Malit të Zi.

Konferenca u organizua me qëllim të përmirësimit të monitorimit sistematik dhe cilësor të zbatimit të rekomandimeve nga raportet e revizionit, të cilat luajnë një rol kyç në matjen e ndikimit të revizionit. Të pranishmit shkëmbyen përvoja dhe shembuj të praktikave të mira të Institucioneve Supreme të Revizionit në pjesën e zbatimit të procedurave për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të revizionit në revizionet e rregullsisë, revizionit të pajtueshmërisë dhe revizionit të suksesit. 

Një nga përfundimet e konferencës ishte se ngjarja do të kontribuojë dhe në konsultime më të rregullta midis institucioneve shtetërore të revizionit (ISR) në rajon, në mënyrë bilaterale ose multiraterale, për të shkëmbyer informacione, këshilla dhe për të krijuar modele që mund të frymëzojnë dhe promovojnë qasje dhe iniciativa të reja në monitorimin e rekomandimeve nga raportet e revizionit.