dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror i Republikës së Kroacisë në vizitë te ESHR-së

06.11.2021
Слика
Главниот државен ревизор на Република Хрватска во посета на ДЗР

Me ftesë të ESHR-së, duke pasur parasysh bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror Ivan Klesic, në periudhën prej 19.10. - 22.10.2021, qëndruan në vizitë të Enti Shtetëror të Revizionit, në Ohër. Delegacioni u prit nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij.  Kjo vizitë u realizua  në kuadër të tuining projektit,  "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare".


Gjatë viyitës që u realizua ne kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga Komponenta 2 – “Përmisimi i kapaciteteve administrative dhe proceseve të revizionit të jashtëm” u ndanë praktika dhe përvoja në drejtim të përmisimit të kapaciteteve dhe strukturës organizative me burime njerëzore.

Në të njëjtën kohë, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga Komponenta 3 - "Përmirësimi i funksionit të kontrollit legjislativ të Kuvendit në bazë të shqyrtimit dhe diskutimit të raporteve të revizionit të ESHR-së" , u ndanë përvoja për mënyrën e përmirësimit të rregullativës ligjore  në drejtim të sigurimit të mbikëqyrjen përkatese parlamentare përmes pjesëmarrjes dhe diskutimit aktiv të raporteve të revizionit të ESHR-së.

Nëpërmjet diskutimit aktiv për dallimet dhe ngjashmëritë mes dy institucioneve u përcaktuan fushat ku janë të mundshme përmirësime, në drejtim të avancimit të punës së Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Në përfundim të vizitës, dy Institucionet Supreme të Revizionit konkluduan se ky bashkëpunim do të thellohet më tej përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive mes dy institucioneve me zbatimin e aktiviteteve të projektit, si dhe me kryerjen e revizioneve bashkëpunuese të suksesit ndërmjet dy ISR-ve.