dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë studimore në ISR të Estonisë

21.10.2021

Në kuadër të aktiviteteve të projektit të Komponentës 4 të tvining projektit EU-IPA "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare", delegacioni nga Enti Shtetëror i Revizionit i kryesuar nga Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, qëndruan në vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Revizionit të Republikës së Estonisë, në periudhën 12-15 tetor 2021.

Presidenti i Zyrës Kombëtare të Revizionit të Estonisë, Janar Holm, përfaqësuesve të ESHR-së ju dëshiroj mirëseardhje dhe punë të suksesshme në shkëmbimin e përvojave me kolegët nga Estonia.

Gjatë vizitës studimore, përfaqësuesit e ESHR-së fituan njohuri dhe përvojë krahasuese të një shteti anëtar të BE-së në lidhje me metodologjinë dhe procedurat e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, politikat e rrjedhës së dokumenteve, dokumentet e brendshme për zbatimin e detyrave dhe monitorimin e tyre, sistemin për sigurinë e informacionit, metodologjinë për kryerjen e pilot revizionit të TI-së, komunikimi me publikun dhe përgatitja e raportit vjetor të institucionit suprem të revizionit.

Përfaqësuesit e ESHR-së vizituan e-Estonia Showroom, ku u njohën në mënyrë të detajuar me rolin e RIA (organ qeveritar i Sistemit të Informacionit), X-Road (sistemi elektronik interoperabil) i  Estonisë dhe funksionimin e tij përmes shembujve praktik, si dhe me qendrën më të rëndësishme komponentëve të e-qeverisë dhe standardeve shtetërore estoneze për sigurinë e informacionit.